E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klubi theri qengjin në mes të stadiumit!

Klubi bullgar, Pirin Blagoevgrad ka sakrifikuar një qengj në stadiumin e tij me shpresë të fatit më të mirë.

Pirin së fundmi u kthye në stadiumin e tij, që ka qenë në riparim për disa muaj, ndërsa në fund të muajit mars pësoi humbje 3-1 nga Chernomorets Burgas që ishte disfata e tyre e parë pas nëntë ndeshjeve.

Pirin më pas humbi 2-0 në Lokomotiv Plovdiv javën e kaluar dhe ra në pozitën e 10-të në tabelë.

Qengji ishte prerë të premten në qendër të fushës, ndërsa shtyllat e portës janë ngjyrosur me gjakun e kafshës, një ditë para ndeshjes në shtëpi kundër Beroe Stara Zagora.

“Nuk guxojmë të humbim prapë në stadiumin tonë”, tha trajneri Stefan Grozdanov. “Por, mendoj se futbollistët tanë janë duke u ndjerë nën presion kur luajmë në shtëpi pas riparimeve në stadium. Ata duken sikur janë duke shkelur mbi gjilpëra”, shtoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›