E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fëmijët duhen mësuar që të hanë në mënyrë të shëndetshme

Fëmijët duhet të edukohen që kur janë të vegjël të rrinë me dëshirë në tavolinë dhe të hanë ushqime të shëndetshme. Në fillim nënat duhet të kenë shumë durim, që rezultatet të jenë të mira në vazhdim. Ja ç’duhet të bëni dhe të mos bëni me qëllim që fëmijët të kenë oreks dhe të hanë çdolloj ushqimi

Mes ushqimit të keq në moshë të vogël dhe zhvillimit të sëmundjeve kronike ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë. Gjysma e fëmijëve dhe adoleshentëve mbipeshë janë kundër sindromës metabolike dhe rrezikojnë të preken nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kolesteroli, trigliceridet e larta dhe insulinorezistenca ndikojnë në jetëgjatësinë e një fëmije. “Fëmijët obezë kanë një jetëgjatësi më të ulët se të tjerët”, thotë një pediatër. “Nëpër dosiere japin udhëzime për një ushqim të shëndetshëm në ‘moshën shkollore’, kur fëmija fiton zakonet e tij në të ngrënë”. Në 50 për qind të rasteve një fëmijë obez, do të jetë i tillë edhe kur të rritet. Përqindja e rrezikut rritet në proporcion me rritjen e peshës dhe moshës. “Për të verifikuar peshën e një fëmije, mjafton të masësh trashësinë e bustit dhe gjatësinë. Nëse e para kalon gjysmën e të dytës, rreziku ulet dhe merren parasysh masat”, këshillon pediatri.

Në 95 për qind të rasteve shkaqet e obezitetit janë ushqimore dhe sociale. “Fëmijët mësojnë të imitojnë. Nëse prindërit ushqehen në mënyrë të gabuar, ata do të ndjekin shembullin e tyre. Pesha e tepërt, pavarësisht predispozitës gjenetike, është e lidhur me sasinë dhe cilësinë e ushqimit”.
Nuk është gjithmonë e lehtë të ushqesh në mënyrën e duhur fëmijët. Ata pëlqejnë ushqimet, të cilat konsumohen shumë rrallë, për shembull patate të skuqura, karamele, pije të ëmbla dhe të gazuara, të përziera me fruta të freskëta. “Shijet edukohen që kur ato janë të vegjël. Fëmijët duhen mësuar që të hanë zarzavate, ashtu sikurse t’u shtohet doza e sasisë së ushqimit me dalëngadalë me rritjen e moshës”, kujton pediatri. Gjithashtu, doktori del hapur kundër ushqimeve që përdoren nëpër mensat e shkollave dhe kopshteve. “Fëmijët kërkojnë ende makarona dhe mish duke shmangur konsumimin e zarzavateve. Në fakt, ata nuk kanë nevojë për shumë kalori. Duke qëndruar pothuajse gjithë ditën ulur në shkollë, nuk i harxhojnë kaloritë që marrin. Gjithashtu, uria e ekzagjeruar ka pasoja të tjera”.

Obeziteti vjen nga një bilanc energjetik pozitiv i tejzgjatur: hahet më shumë nga ç’konsumohet. Një rol kyç ka edhe jeta sedentare. “Shpesh fëmijët obezë qëndrojnë vetëm para televizorit. Lojërat me të cilat luanin janë zëvendësuar nga kompjuteri, ndërkohë që shkolla mund të jetë burim stresi. Faktorët emocionalë dhe psikologjikë janë të prirur ta rëndojnë gjendjen”, bën të ditur doktori.
Një grup shkencëtarësh amerikanë në bazë të studimit të tyre kanë rreshtuar substancat më të rëndësishme në dietën për të vegjlit. Për një organizëm në rritje proteinat janë shumë të domosdoshme. Nevoja proteinike në këtë fazë të rritjes është 25 për qind më e lartë se ajo e një të rrituri. Duhet një shumëllojshmëri burimesh proteinike: perimet, mishi, peshku dhe djathi japin një sasi të madhe aminoacidesh duke rigjeneruar indet. “Prindërit nuk duhet të harrojnë edhe marrjen e proteinave ‘të padukshme’, edhe ato që gjendjen tek erëzat, drithërat dhe qumështi”, shton doktori. Gjithashtu, nëse do të përgatisim një salcë për të shoqëruar makaronat, nuk duhet të harrojmë që në të njëjtën kohë kemi konsumuar dy vakte. Do të ishte mirë që pas kësaj, të hanim pak zarzavate. “Të edukosh një fëmijë që të ushqehet në mënyrën e duhur, do të thotë ta bësh një te rritur të shëndetshëm”, thotë ai. Por ç’duhet bërë kur fëmijët lozin me ushqimin? Gjatë dy viteve të para të jetës, mungesa e urisë është normale. Fëmijët duan të dinë pse bizelet rrotullohen, sa e butë është pureja e patateve, sa elastike janë makaronat dhe sa të forta janë patatet. Mos u shqetësoni, gjërat do të përmirësohen me kalimin e kohës nëse dalëngadalë e keni mësuar të hajë çdolloj ushqimi. Por nëse fëmijët e moshë 4 ose 5-vjeçare, i fusin duart në gjellë, e përziejnë atë, sepse janë të mërzitur, nuk u hahet ose duan të lozin, atëherë tërhiqi vëmendjen duke i thënë: “Mbarove së ngrëni? Ngrije pjatën nga tavolina dhe largohu!”.

Po kur fëmijët pinë gjatë ngrënies, u ndërpritet oreksi?
“Jo, madje është e kundërta. Ndonjëherë ushqimi ‘rrëshqet’ më mirë dhe konsumohet më me shumë dëshirë. Uji u bën mirë, madje nga njëra anë mbulon dëshirën për të blerë çdo ditë lëngje të gazuara. Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare duhet të konsumojnë rreth 800 – 1000 ml në ditë, por nëse është nxehtë ose merren me sport, kanë nevojë për më shumë. Pijet më të përdorshme duhet të jenë uji mineral dhe lëngu i shtrydhur i frutave të freskëta”, thotë doktori.

Një tjetër fakt që i shqetëson prindërit është kur fëmijët përtojnë të përtypin ushqimin dhe duan orë të tëra për të mbaruar një fetë bukë. Por ç’duhet bërë? Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kur prindi i bërtet shumë fëmijës dhe ai ndihet i ofenduar. Kështu që për të rregulluar situatën thojini që të ftojë mikun e zemrës: duke pasur dikë që t’i bëjë shoqëri oreksi shtohet. Apo të provoni t’i përgatisni pjata unike: janë të kompletuara nga pikëpamja ushqyese dhe nuk ka dyshim që do ta mbarojë më shpejt.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›