Olta, sherr me Erionin dhe Bertinën për një top
Lidhja e Jetmirit dhe Rezartës u ka dhënë shkas banorëve që të bëjnë thashetheme për ta, ndërsa Olta dhe Enxhi kanë diskutuar edhe për lidhjet e tjera brenda shtëpisë. Enxhi ka pranuar se e ka pëlqyer Jetmirin, por Rezarta u tregua më e shkathët. Mes banorëve nuk kanë munguar as zënkat, të cilat kanë kaluar pasi janë qetësuar gjakrat.
Olta dhe Enxhi bëjnë lojë për të tjerëtOlta, Graciela dhe Enxhi kanë qenë në dhomë duke biseduar dhe Enxhi i ka thënë Oltës që aty brenda nuk po lind asnjë debat. Ajo ka shprehur idenë që të bëjnë një lojë bashkë dhe të sillen sikur po grinden për të parë reagimin e të tjerëve. Ato kanë filluar menjëherë të kapen me fjalë, dhe në “debat” ka ndërhyrë dhe Graciela. Enxhi kalon në kuzhinë, ku ndodhen djemtë duke dredhur cigare dhe u thotë t’i japin një, sepse nervi po bën të sajin. Më pas të dyja vajzat janë përplasur përsëri jashtë në praninë e djemve. Enxhi i thotë Oltës që ajo do të bëjë çfarë të dojë aty brenda dhe nuk ka për të pyetur për askënd. Fjalët e tyre lënë të kuptohet që flasin për xhelozinë për zotërimin e meshkujve brenda shtëpisë dhe Olta i thotë që nuk i intereson fare se çfarë thotë ajo. Enxhi shton që aty brenda janë krijuar shumë çifte dhe asaj do t’i pëlqente të shikonte bashkë Oltën me Bledin, pasi mendon që përkojnë shumë me njëri-tjetrin. Olta i thotë që ajo nuk do t’ia dijë për mendimin e saj dhe arsyetimi i Enxhit për të vlen shumë pak. Enxhi i thotë se nuk do ta kishte lënë t’i ikte një rast si i saji, po Olta i thotë që e ka rrugën e hapur në lidhje me Bledin. Enxhi i përgjigjet se nuk ka kërkuar të jetë afër me Bledin, por po t’i vijë ndjenja, sigurisht që do ta mirëpresë. Debati i tyre ka lënë pa fjalë djemtë që i shikonin gjithë habi.
Thashethemet e Oltës dhe EnxhitPas lojës që ka bërë me Oltën, Enxhi ka biseduar me të për Bertinën. Ajo tregon se ditën e parë Bertina sillej gjatë e gjatë për një përgjigje, por kishte ndryshuar kur ia kishte vënë në dukje. Enxhi vazhdon duke treguar se Bertina nuk kishte pranuar që kishte ndryshuar për të dhe kur e kishte pyetur Enxhin nëse e shikonte si konkurrente, ajo i kishte thënë se nuk e shihte në atë këndvështrim. “Ajo ka besim të tepruar te vetja, madje më saktë nuk ka, por do të hiqet ashtu”, ka thënë Enxhi. Me këtë mendim është pajtuar edhe Olta, e cila thekson se Bertina nuk do të bëhej xheloze për të, nëse do të kishte besim te vetja. Më pas vajzat flasin për të nominuarit dhe pohojnë njëzëri që nuk duan që të dalë Klodi. Enxhi i thotë që ai nuk ka për të ikur, pasi sjell shumë situata në shtëpi dhe është shumë djalë i mirë. Olta thotë që dhe pse është konkurrent i fortë, ajo do që të qëndrojë në shtëpi. Ato kthehen dhe një herë te Bertina dhe thonë që ajo ndjehet sikur është fituese e BB-së. Olta thotë që Bertina mendon se meqenëse u lidh me Erionin, ka më shumë shanse për të ndenjur në shtëpi. Ndërsa Enxhi mendon që Bertina ndjen shumë për Erionin, sepse bëhet xheloze për të gjitha vajzat dhe është me shumë komplekse. Më pas Enxhi i rrëfen Oltës që ka shumë nevojë të dashurojë, pasi ndihet si pa jetë. Ajo i tregon se në fillim e pëlqente Jetmirin, por nuk do t’i hyjë në pjesë askujt. Olta i thotë të ketë kujdes nga Jetmiri, pasi ajo e njeh shumë pak.
Enxhi është e mërziturEnxhi ka biseduar me Bledin dhe i ka treguar që është e mërzitur, pasi ata nuk po bëjnë asgjë interesante aty brenda. Ai e pyet se çfarë mendon të bëjë dhe ajo i tregon se do të pijë, të dehet e të shikojë deri në çfarë pike do të arrijë. Ajo i tregon që është më e vogla nga motrat dhe më e llastuara dhe gjithashtu që është e mërzitur, sepse nuk ka shumë rroba, pasi valixhen ia ka bërë gati e motra. Bledi i thotë që ndonjëherë ajo i jep përshtypjen sikur ka ardhur vetëm për disa ditë, që të lëshojë ndonjë bombë. Me shaka Enxhi i përgjigjet se do që të zërë një të dashur, por asnjë nuk po e shikon me atë sy. Më pas Bledi i thotë Enxhit që ka menduar një plan, që të marrë një shishe verë e ta pinë vetëm ata të dy. Ndërkohë që në krevatin përballë ndodhet Olta me Edin, i cili po i bën masazh. Edi pyet Oltën se çfarë përshtypjesh ka për Enxhin dhe ajo thotë që i pëlqen.
Miri dhe Rezi shprehin ndjenjatJetmiri dhe Rezi kanë dalë për të qëndruar në kopsht së bashku. Ai ka krijuar një ambient shumë të këndshëm vetëm për ata të dy dhe i thotë se është mëkat të flesh duke pasur atë afër e i kërkon që të flasin e të njihen zyrtarisht. Jetmiri i thotë që e ka pëlqyer që kur e pa për herë të parë, por Edi është prononcuar i pari e ai nuk mund të fliste. Ai i thotë se është tërhequr nga mendja dhe zemra e saj, e jo nga bukuria. Gjatë bisedës Jetmiri i tregon Rezartës se ajo ka guximin të jetë vetvetja brenda shtëpisë dhe për këtë e vlerëson. Ai i thotë që mund të kishte përfituar nga kushdo aty brenda, por me të ia vlen të sakrifikojë gjithçka. Më në fund dhe ajo pohon që i ka ëndërruar këto momente me të dhe ai çuditet. Ata kanë ndenjur shumë kohë bashkë, duke shprehur ndjenjat për njëri-tjetrin.
ThashethemeBanorët janë duke ndenjur në dhomën e gjumit. Klodi i bën masazh Oltës, ndërsa Ada përgatitet të shkojë të bëjë dush. Seldi flet me Klodin dhe Oltën për gjëra të ndryshme dhe për këngën. Në një moment Klodi i thotë Seldit se çfarë do të bëjë me Domenikën. Seldi i thotë se tani për tani do që t’i lerë gjërat siç janë e t’ia lerë kohës zgjidhjen e tyre. Pasi kthen kokën nga Enxhi, e cila është duke bërë lojëra me Valonin, Seldi i thotë Klodit se nuk e duron dot vajzën që është sjellë në BB si banorja më e re. E ndërsa në dhomën e gjumit flasin, në kuzhinë banorët fillojnë të përgatisin darkën. Teksa përgatiten të hanë darkë, banorët bisedojnë, bëjnë shaka dhe kërcejnë me muzikën në sfond.
Debate për një topOlta ka një top të cilin ajo ia dedikon dikujt të veçantë, vëllait të saj. Gjatë kohës që ajo bisedonte me banorët e tjerë në dhomën e gjumit, Erioni dhe Bertina luanin me topin në kuzhinë. Të tjerët vazhdojnë të hanë darkë në tavolinën e ngrënies. Pas disa minutash aty vjen Olta, e cila fillon të bërtasë për topin që i kanë marrë. Ajo i pyet banorët kush e mori topin dhe më pas thotë: “Ej, a mund të ndaloni, se unë po flas tani”. Ngritja e zërit nga ana e saj bën që Erionit t’i ngelë hatri, pasi ai i tha që topin e kishte gjetur në kuzhinë, por Olta vazhdon të bërtasë. Bertina i drejtohet Oltës duke i thënë që t’ia kërkojë topin atij personi që ia ka marrë dhe jo asaj apo Erionit. Erioni i nervozuar dhe i ofenduar prej Oltës i thotë kësaj të fundit: “Mëso komunikimin, pastaj hajde fol me mua”. Më pas Olta shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të bisedojë me banorët e tjerë. Ajo u thotë banorëve se i vinte inat që askush nuk e pranonte se e kishte nxjerrë topin nga dhoma. Më pas Olta shkon në kuzhinë dhe ulet të hajë bukë. Bertina pyet kush e mori topin dhe Enxhi i përgjigjet: “Unë e mora, se më deshte b.... Na u bënë të gjithë shefa këtu”. Bertina vazhdon: “Po fol pra në shesh”. Të gjithë debatojnë për topin e Oltës dhe Erioni i thotë Oltës se ajo bën si histerike vetëm se po luante Bertina me të. Më pas Bertina thotë se topi ishte marrë më përpara se ajo të luante me të.
Zënka mes banorëveTopi me guaska i Oltës solli debate të forta, ku u përfshinë pothuajse të gjithë banorët. Në diskutim e sipër Bledi thotë se është diçka shumë e keqe kur të tjerët t’i marrin gjërat, sepse atij i ka ndodhur edhe te shtëpia e vjetër. Kjo e nervozon edhe më shumë Valonin, sepse ishte ai që kishte nxjerrë topin e Oltës dhe e pyet Bledin se çfarë i kishte ndodhur atij. Bledi i thotë se pikërisht Valoni ia kishte marrë jastëkun. Të dy acarohen e fillojnë të debatojnë me tone të larta. Bledari i thotë që të mos tregojë trimëri dhe Valoni i thotë unë jam trim dhe e tregoj trimërinë time. Më pas Valoni debaton me Domenikën, e cila mbron Oltën dhe thotë se ai që ka lozur, ka bërë gabim dhe Valoni i thotë se ai e kishte parë Oltën që luante me topin dhe nuk e mendoi se nuk duhej të luante me të. Bertina thotë se e gjithë kjo nisi ngaqë po luante ajo dhe shprehet se Olta i kishte ngritur zërin pa të drejtë. “Mos të më bërtasë mua ajo ore, se nuk ka shanse. Unë nuk jam kalama, nuk jam dy vjeçe”, vazhdon më tej Bertina, duke thënë se ajo e mori personale. Të njëjtën gjë thotë dhe Erioni dhe në atë moment hyn Olta, e cila përsëri me zë të lartë i thotë Erionit se ajo nuk kishte asgjë personale me atë apo Bertinën. Edhe banorët e tjerë vazhdojnë të debatojnë, ku Enxhi thotë se ishte një gabim pa dashje dhe nuk quhet i tillë sepse ishte pa qëllim. Valoni i kërkon falje Oltës dhe Olta vazhdon të thotë se është nervozuar më tepër për faktin se kur ajo pyeste, askush nuk e ndaloi lojën. Më pas thotë se edhe ajo (duke iu referuar Bertinës) e ka shumë gabim që e merr personale, sepse këtu nuk ka asgjë personale. Bertina, e cila po përpiqej të shpjegohej, u çua nga tavolina duke i thënë Oltës se ia hoqi oreksin tashmë dhe Olta ia kthen: “Po kujt i plasi se të iku ty oreksi”. Më pas banorët nisin të bëjnë komente dhe të sqarohen.
Kush është çift i vërtetë në BB?Pas disa kohësh lojë, banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe përgatiten të flenë. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë në ballkon dhe aty, teksa pijnë cigare, bisedojnë. Kryesisht ata flasin për emigracionin dhe jetesën jashtë Shqipërisë. Në dhomën e gjumit banorët bisedojnë, ndërsa dy çiftet aktuale të BB, Bertina dhe Erioni luajnë, ndërsa Jetmiri dhe Rezarta janë shtrirë në të njëjtin krevat. Olta bën komente për çiftet e krijuara në BB3 dhe thotë: “Nga të gjithë, vetëm Domi dhe Seldi kanë pasur lidhje të mirë, këta të tjerët e bëjnë për show, për të qëndruar në finale”. Domenika çohet dhe puth Oltën dhe më pas nisin të bisedojnë. Ajo diskuton me Domenikën për lidhjen e Jetmirit dhe Rezartës. Olta i thotë Domit se ajo e kishte vënë re që nga gardhi që Jetmiri dhe Rezarta do të lidheshin më pas. Këtë ajo e kishte kuptuar nga veprimet që ata bënin. Ndërsa Domenika komenton sjelljen e Mirit me Rezin në sy të Eduardit. “Ai vete dhe e përqafon në sy të Edit. çfarë është kjo? Shiko se ta futa?”, i thotë Domi Oltës, duke shtuar se Edi duket që po e vuan lidhjen e Rezartës me Jetmirin. Më pas ato bëjnë thashetheme për mënyrën se si është lidhur çifti i fundit në BB. Pastaj aty vjen Graciela dhe biseda ndryshon.
#