Vendosa të fejohem me Oltën pas shtatë vitesh njohjeje
Janë njohur në televizion, dashuria e tyre e përbashkët. Këngëtari Fabian Basha 25 vjeç dhe Olta Ahmetaj 23 vjeç kanë shpallur fejesën pas një histori njohjeje shtatë vjeçare. Pas përfundimit të aventurës televizive “Dancing with the stars” ata rrëfejnë gjithçka për dashurinë dhe ambiciet:
Fabi në një instruksion baleti si mund të sillej?
(qesh) Në fakt e kam provuar, dhe baleti profesionist mua më kufizon. Jam kërcimtar shumë i mirë në stilin tim të lirë.
Po shumë pak e dinin që narratori i hapjes së spektaklit “Dancing with the stars” ishit ju. Si u bëtë pjesë e spektaklit?
Po, unë isha ai prezantuesi i tretë pa figurë. U kontaktova në qershor nga producentja, Olta Dulaku të cilën e falenderoj që me dha një mundësi për të eksperimentuar në këtë format, që e bën gjithë bota dhe në fund mbërriti në Shqipëri. Si fillim u prezantova vetëm si “voice cover”, ai zëri “i tmerrshëm” që lajmëronte publikun që po fillon spektakli. Ishte rol mjaft i rëndësishëm për faktin se në konkurse të dancit sportiv nuk kanë prezantues viziv, dhe publiku që ishte mësuar të shohë shfaqje të tilla, do të mund ta gjente këtë rol në këtë spektakël. U zgjodh timbri im i veçantë pasi mendoj se nuk gjendet lehtë në treg, dhe që shumë shpejt arriti të bëhej karakteristik, që kur dëgjohej zëri idenfikohej me spektaklin.
Publiku ju njeh si këngëtar, po cila ka qenë eksperienca juaj më parë në televizion?
Unë nuk u mora vetëm me narracionin pasi eksperienvca ime në televizion ka nisur që kur isha 12 vjeç me teknikë dhe ndriçim. Kjo eksperiencë më ndihmoi që pas javës së gjashtë në spektakël të përgatisja miksimet. Veprova si faktor rregullator që konkurrentët të mos ta merrnin si detyrim materialin e javës, por me sportivitet.
Ndërkohë Olta, parnterja e Nik Xhelilaj është e fejuara juaj. Si e shihnit në krah të një partneri tjetër?
(qesh)Olta ka gjithë jetën që studion balet dhe po mbaron për koreografi në Akademinë e Arteve. Po ashtu dhe unë kam mbaruar jam diplomuar për regji teatri. Vijmë të dy nga një shkollë arti dhe dimë të respektojmë punën e njëri-tjetrit ndaj nuk i kemi këto probleme. Nëse unë do bëja mashkullin tipik shqiptar që të privoja të fejuarën time në profesionin e saj, atëherë nuk do isha Fabi. Olta më ka parë dhe mua duke dalë në klipe me femra, do ishte e njëjta gjë sikur të më thoshte mos këndo më. Për mua do ishte absurde. Baleti për Oltën nuk është vetëm profesion, është pasion është puna e jetës dhe ta privosh njeriun e zemrës nga kjo gjë për mua është shumë egoiste dhe e keqe.
Ku ka nisur historia juaj e dashurisë dhe sa kohë keni që e jetoni këtë lidhje?
Kemi mbi shtatë vite që njihemi. Jemi njohur në moment pune para shtatë vitesh dhe takimi i parë që patëm kohë të flisnim e të njiheshim më nga afër ka qenë në “Top Fest 2”, kur unë isha sipërmarrës i fonisë, dhe Olta balerina që kërcente me çiljetën. Nuk u lidhën atëherë por më vonë kemi pasur një shoqëri konstante. Nuk takoheshim përditë por kur takoheshim kënaqeshim.
Dhe pas sa kohësh shapllët fejesë?
Shumë vonë, ne kemi gjashtë muaj që jemi fejuar.
Ju jeni shumë të rinj, çfarë ju shtyu të shpallnit fejesë?
Në fakt ne kishim kohë që bashkëjetonim. E morëm këtë vendim se u ndiem të sigurt, si pasojë e shoqërisë që kishim më parë. Erdhi moment si për mua ashtu dhe për Oltën, ndaj kur e ndërmorëm si hap ishim të qetë. E kemi parë njëri-tjetrit në situata të vështira madje ekstreme, situatat e duhura nëse do të njohësh partnerin.
Olta: Kam provuar t’i mësoj Fabit kërcimin
Një balerinë me statusin “e fejuar”, ishte një vendim për të cilin patët mëdyshje?
Nuk kemi bërë fejese standard, por kur dy persona kanë kohë bashkë vjen një pikë që e kërkojnë dhe prindërit të takoheshin, dhe për respekt dhe të brezit të tyre normalisht që bëhet një takim. Ne që në fillim të lidhjes e njihnim njëri- tjetrin, dhe kur erdhi një moment që gjërat duhet të shtyheshin për të dy nuk kishte asnjë arsye për t’u tërhequr pas.
Pas mbylljes së spektaklit, cilat janë angazhimet tuaja?
Tani po përgatitem për provimin e diplomës në koreografi, ndërkohë që vazhdoj degën Marrëdheniet publike dhe Komunikim në Universitetin Evropian. është një degë e cila jo vetëm e plotëson dashurinë time për baletin, por më jep mundësinë të mbetem gjithmonë në televizion, ku vazhdoj të angazhohem që kur isha 15 vjeç.
Në këtë spektakël ju ishit instruktorja e Nik Xhelilaj, si u ndiet në këtë eksperiencë?
Ka moment acarimi, keqkuptimi sepse i shpjegon atij si duhet bërë, dhe nuk e kupton dot pse nuk arrin ta përvetësojë. Në fund fare është kënaqësi shumë e madhe sepse arrin të kuptosh se ke nnxjerrë një balerin nga duart e tua.
Keni provuar t’i mësoni Fabit baletin?
Para dy vitesh në “Kënga Magjike” me djemtë e tjerë të grupit, pasi kishin një koreografi këngën “Misi im”. E kujtoj si eksperiencë për të qeshur pasi arrinimin në orën 02:00 të natës në shtëpi, provonim në studion e tij, dhe zgjonim gjithë familjen.