Situata politike, Arvizu në zyrën e Ramës: Mandati i PS-së të zgjidhet sipas ligjit
(E PERDITESUAR) – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar me kreun e PS-së, Edi Rama, në zyrën e këtij të fundit. Ende nuk dihet për çfarë është biseduar, por mendohet që temë kryesore të ketë qenë situata e tensionuar politike e krijuar së fundmi për shkak të mandatit të Rudina Seserit, që mazhoranca e ka bllokuar.
Por, nuk mbeten prapa edhe diskutimet për zgjedhjen e presidentit dhe reformën zgjedhore, për të cilat gjithashtu mazhoranca duket se nuk ka ndërmend që të hapë rrugë.
I pyetur pas takimit për debatin e fundit PD-PS për çështjen e mandatit të deputetit socialist, Arvizu theksoi se të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje sipas ligjit. Jam i vetëdijshëm për cështjen e mandatit, por duhet të bisedoj me më shumë njerëz për implikimet dhe për të kuptuar më mirë se cfarë thotë ligji. Them se duhet ti kthehemi ligjit e kuptoj që kreu i bashkisë së Fushë Krujës është i dyti në listë, e kuptoj që ai ka shprehur gatishmërinë për të mos dhënë dorëheqjen nga posti, por nuk kam një ide të qartë, shpresoj të jetë në përputhje me ligjin. Këto hapësira nuk janë të mira, të dy palët duhet të gjejnë një zgjidhje për ti mbushur ato sipas ligjit shtoi Arvizu.