E Diel, 1 Nëntor 2026

Shisnin ilaçet e pacientëve me kancer, arestohen 2 mjekë dhe 1 farmaciste

Vidhnin ilaçet në spital dhe i shisnin nëpër farmaci për përfitime personale, duke lënë në mëshirë të fatit pacientët me kancer. 3 punonjës të shëndetësisë janë arrestuar nga Task Forca e Antikrimit Financiar në policinë e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar Klekson.

Antonaq Zili, 38 vjeç, Nikoll Koleci, 43 vjeç, me profesionin mjek dhe Jetmira Koleci, me profesionin farmaciste, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i merrnin ilaçet nga spitali dhe i shisnin në farmaci. Ilaçet e vjedhura ishin të destinuara për pacientët me sëmundje të rënda dhe u jepeshin atyre falas nga spitali.

Por në sajë të kësaj skeme përfitimi, mjeku i drejtonte pacientët në farmaci me pretendimin se spitali nuk kishte ilaçe dhe i sëmuri blinte me lekë ilaçet që duhej ti kishte marrë falas.


* * *

INSTAT: 70% e shqiptarëve u japin ryshfet mjekëve

Sipas Institutit të Statistikave rreth 19.3% e shqiptarëve paguajnë ryshfet në zyrat e shtetit ndërsa sektori më i korruptuar është ai i shëndetësisë.

Ky është konkluzioni që ka nxjerr sot INSTAT në një raport të publikuar në lidhje me korrupsionin. Sipas të dhënave të INSTAT vlera mesatare e ryshfeteve që japin shqiptarët është 43 euro.

Sipas INSTAT-it 70% e shqiptarëve u japin ryshfet doktorëve dhe infermierëve ndërsa theksohet se korrupsioni është më i shpeshtë në zonat rurale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›