E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, synon emra të mëdhenj në merkato

Tirana u ka bërë oferta zyrtare katër prej futbollistëve më të mirë të kampionatit shqiptar: dy futbollistëve të huaj të kampionëve të Shqipërisë, Dinamos, nigerianit Abraham e kroatit Pejic, por dhe lojtarëve titullarë të nënkampionëve, Partizanit, Gjergji Muzakës e Tefik Osmanit.
Abraham e Pejic
Ndërsa për mbrojtësin nigerian do të ishte një rikthim te ekipi, më të cili doli kampion në sezonin 2006-2007 (Abraham ka dalë kampin edhe me Elbasanin, 2005-2006 e Dinamon, 2007-2008), për golashënuesin e dytë më të mirë të sezonit të kaluar, kroatin gjigant Pero Pejic, do të ishte një eksperiencë më shumë të vendosej nën urdhrat e trajnerit Slishkovic.
Muzaka e Osmani
Përsa i përket rekrutimet e Muzakës e Osmanit (janë nën kontratë me Partizanin), transferimi do të ishte më të vërtete i vështirë. Së pari pasi të kuqtë marrin pjesë në Kupën UEFA, dhe e dyta, pasi dy lojtarët kanë marrë pagesat nga presidenti Xhani.
Blerjet e fundit
Stafi i Tiranës ka premtuar se do të nënshkruajë brenda kësaj jave me 7 lojtarë të rinj. Së fundit 13-herë fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë arritur akordin me mesfushorin francez Laureent Mohelebi dhe ish-lojtarin e Partizanit, mbrojtësin shkatërrues Bledar Devolli.
Faza përgatitore
Trajneri i ri Bllazh Slishkovic do të mbërrijë në Tiranë, më datë 3 korrik, ndërsa prezantimi zyrtar për mediat do të jetë 24 oër më pas. Gjithsesi, një Tiranë në stërvitje do ta shohim vetëm, më 10 korrik. Faza përgatitore jashtë Shqipërisë do të zhvillohet në Maqedoni, duke filluar nga 25 korriku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›