E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Moxhi te Karla Bruni, Ançeloti është në formë

TIRANE-Karlo Ançeloti në versionin francez. Ish-trajneri i Milanit dhe tashmë te Paris Sent Zhermen, na një intervistë për “Max”, ka folur për periudhën te Juventusi, për Murinjon apo për jetën aktuale në kryeqytetin francez. “Një drejtues si Luçiano Moxhi të mban nën kontroll, - tregon Ançeloti. – Si njeri ishte shumë argëtues, por në momente të caktuara dinte të ishte autoritar. Unë kam folur me prokurorët për atë që dija, por Moxhi nuk më ka folur asnjëherë për arbitra”. Në lidhje me Murinjon, ai thotë: “Është një trajner i madh, këtë vit do të fitojë kampionatin. I bën skuadrat e tij fituese, që është më e rëndësishme sesa të luash mirë. Inzagi? E mora në telefon dhe i thashë të mos largohej nga Milani, sepse ai ka shkruar historinë aty dhe meriton një lamtumirë të bukur”. Ançeloti thotë se “Zdenek Zeman është një person që i bën mirë futbollit”, ndërkohë që në fund, ka edhe një peng. “Jam në Paris, por Sarkozi nuk më ka telefonuar asnjëherë. As Karla Bruni, kështu që jam ters. Mes të dyve, do të preferoja Karlën”, u shpreh Ançeloti.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›