Morati konfirmon Ranierin, Shnajder hidhet në sulm
TIRANE-Presidenti i Interit Masimo Morati ka konfirmuar Klaudio Ranierin në stolin zikaltër, të paktën edhe për ndeshjen e radhës ndaj Katanias. “Fola me Ranierin qetësisht dhe u sqaruam.
Ai do të qëndrojë”, tha Morati ditën e sotme. Ndërkohë, situata e Interit duket se është trazuar akoma më shumë nga një deklaratë e bërë nga Uesli Shnajder, që ndodhet me kombëtaren në Angli për miqësoren e sotme. Ai rrëfeu për momentin e zëvendësimit në pushimin e ndeshjes me Napolin. “Ranieri donte një skuadër që të mbronte më mirë në fushë dhe prandaj më largoi. Unë kam opinionin tim në lidhje me këtë, por e mbajpër vete”, ka thënë holandezi.
(d.b/BalkanWeb)