One Stop Shop per noteret edhe ne Durres

One stop shop për noterët tashmë është implementuar edhe në Durrës. Për ministrin ë e drejtësisë Eduard Halimi sistemi i përpunimit të automatizuar i të dhënave është sistem me tre fitues, qytetarët, biznesin dhe shtetin fiskal.
“One stop shop për noterët”, do të mundësojë kryerjen e veprimeve online, vetëm me 2 hapa, dhe vetëm për 6-10 ditë, dhe qytetarët do të marrin vërtetimin e pronësisë, drejtpërdrejt nga noteri duke shmangur procedurat e tejzgjatura tek Zyra e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme e cila zgjaste deri në 30 ditë në rastin më të mirë
Krijimi i një regjistri unik dixhital i noterëve në të gjithë Shqipërinë do të shmangë fshehjen e pasurive, pastrimin e parave dhe mos shlyerjen e detyrimeve fiskale. “One Stop Shop” do t’i krijojë mundësi aksesi për verifikim ILDKP, Prokurorisë Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Tatimeve.