Homazhe per Hasan Prishtinen

Përpara përurimit në Tiranë, të shtatores së një prej demokratëve më të mëdhenj të pavarësisë, Hasan Prishtinës, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga është ndalur në Kukës, aty ky prehet patrioti kosovar.
Sollëm një tufë lule nga dheu i Kosovës për këtë patriot të madh të shqiptarëve që i dha vlera të përjetësisë kombit shqiptar, ka thënë kreu i shtetit të Kosovës.
Duke nderuar Hasan Prishtinën, në emër të Kosovës, kemi nderuar flamurin e kombit për të cilin kanë kontribuar e u sakrifikuan ata që dhanë jetën.
Presidentja e Kosovës ne këto homazhe u shoqërua nga kryetari i Bashkisë, Hasan Halilaj dhe Prefekti i Kuksit, Elez Maçi.