Darka për Nishanin, merr pjesë Islami dhe Basha. Mesila Doda nxeh atmosferën me kërcimet e saj
Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbrëmë përfaqësuesit e mazhorancës janë mbledhur në një darkë në restorantin Sofra e Ariut për të festuar zgjedhjen e Bujar Nishanit president. Në darkë ka marrë pjesë edhe deputeti Kastriot Islami dhe kryebashkiaku Lulzim Basha. Ka munguar Vangjel Dule, i cili kishte ftesë për të marrë pjesë, pasi ka marrë pjesë në votimin për presidentin. Mësohet se Berisha ka ngritur një dolli për koalicionin dhe një tjetër për votat e dhëna për presidentin e ri. Kurse Nishani ka falënderuar të pranishmit që i kanë besuar postin e presidentit. Deputetët kanë konsumuar mish dhe kanë pirë verë të kuqe franceze gjatë kësaj darke, që nuk dihet në llogarinë e kujt është vënë. Mësohet se atmosferën e ka nxehur Mesila Doda me performancat e kërcimit dhe Vangjel Tavo, që ia ka marrë këngës. Mesila Doda u shfaq shumë e emocionuar edhe kur u votua për Nishanin, pasi ngriti dy gishtat lart kur mori fletën e votimit, duke provokuar socialistët.