E Shtunë, 31 Tetor 2026

One stop Shop për noterët, Halimi: Reforma e sotme historike

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, së bashku me Drejtorin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Arben Qirjako dhe stafin  e tij  ishte i pranishëm në zyrën noteriale Mallkuçi- Sadushi në kryeqytet ndërsa asistoi në një  transaksion  on line të  dy qytetarëve.

Me realizimin e një prej projekteve më ambicioze të Ministrisë së Drejtësisë, nga sot zyra e noterit kthehet një një sportel të vetëm nga ku kryhet  shit- blerja e pronës, verifikimi e regjistrimi i saj  pa qenë nevoja që qytetarët t’i drejtohen  Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

 “Me  këtë të reformë të jashtëzakonshme që ne startojmë sot qytetarët do të përfitojnë kohën që do ti duhej për të kryer një veprim në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive Paluajtshme.  Brenda pak sekondave ashtu siç edhe demonstruam u verifikua gjithë ai proces  që duhej të kryhej tek Zyra e Pasurisë së Paluajtshme. Nëpërmjet një dixhitalizimi total që i është bërë regjistrave të pasurive të paluajtshme edhe zyrave noteriale  në të gjithë Tiranën i kemi krijuar mundësi qytetarëve që nga 10 sportele që funksionojnë në ZRPP sot ne të hapim 120 sportele ( notere) në Tiranë për të marrë informacionin dhe për kryer shërbimin me ZRPP. 120 noterë që funksionojnë sot në Tiranë do të kthehen në 120 sportele të këtij shërbimi publik që Ministria e Drejtësisë  ofron nëpërmjet ZRPP.

Për MD-në, kjo është një reformë unike në rajon, e cila do të sjellë besim më të madh të qytetarëve tek noteri. Atë shërbim që qytetarët e merrnin për 1000 lekë të reja në ZRPP në zyrën e noterit do ta marrin vetëm për 600 lekë të reja. “Për të gjithë ministrinë, për të gjithë stafin tim është një ditë e jashtëzakonshme , është një ditë historike se ne nuk flasim vetëm për të ardhmen por flasim për mbajtjen e fjalës ndaj qytetarëve. I premtuam qytetarëve 8 muaj më përpara që do ta bëjmë dhe sot jemi këtu për të dhënë që e mbajtëm fjalën , jemi këtu për të thënë që Filluam”, tha Halimi. /Start/

                                                                                             2012-06-20 15:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›