Gjykata e Tiranës regjistron Frymën e Re Demokratike

Ky grupim u regjistrua zyrtarisht sot pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kërkesa e cila u pranua. Më datë 31.05.2012 Fryma e Re Demokratike depozitoi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e saj si person juridik. Dokumentacioni përmban Kërkesën, Programin minimal dhe Statutin e Partisë, të miratuara nga Grupi Nismëtar i themelimit të Fryma e Re Demokratike.
Në kërkesën drejtuar Gjykatës FRD shprehet se “…themelohet me vullnetin e lirë të 11.432 (njëmbëdhjetëmijë e katërqind e tridhjetë e dy) shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, mbi bazën e bindjeve, ideve dhe interesave të përbashkëta”.
Në preambulën e Programit të saj FRD angazhohet të jetë parti e lirisë dhe e barazisë, parti e mundësive dhe e shanseve të barabarta për të gjithë. FRD është parti e hapur për të gjithë shqiptarët, është parti e mendimit dhe veprimit progresiv. Ajo synon të përçojë këtë frymë jetëdhënëse për fatet e demokracisë në jetën e përditshme dhe në institucionet e vendit. Fryma e Re Demokratike është parti e shpresës së të gjithë shqiptarëve.
Në Statut FRD sanksionon parimet themelore mbi të cilat do të organizohet dhe do të funksionojë. “Një anëtar një votë”, institucionalizimi i mendimit ndryshe dhe mandatet e kufizuara të drejtuesve partiakë në qendër e në bazë janë parimet të cilat FRD jo vetëm i sankisonon, por shpreh njëherësh vullnetin ti zbatojë në praktikë. /Start/
2012-06-20 16:29