E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opel Ampera”, automjeti revolucionar elektrik



Prodhuesi “Opel”, në panairin e automjeteve të Gjenevës do të prezantojë automjetin e parë elektrik revolucionar të quajtur “Ampera”. Automjeti me katër ulëse dhe pesë dyer do t’i paraqitet publikut në panairin e sivjetshëm të automjeteve në Gjenevë, i cili mbahet nga data 5 deri më 15 mars. “Ampera Opel do të jetë automjeti i parë europian, i cili do të vijë për adhuruesit e automjeteve duke iu dhuruar disa qindra kilometra të përshkruara me rrymë”, - është shprehur Alain Viser, drejtor i Marketingut të “General Motors” (GM) për Europën. Teknologjia revolucionare e GM për motorizim elektrik, e quajtur “Voltec”, dallohet nga sistemet e tjera të avancuara të motorëve. Për distanca më të vogla, deri në 60 kilometra, “Ampera” do të përdorë ekskluzivisht baterinë litium-jon, e cila mbushet nëpërmes spinës së rëndomtë prej 230 voltësh. Ndërsa për udhëtime më të gjata automjeti do të përdorë rrymën elektrike të gjeneruar nga motori i vogël me djegie të brendshme.
“Ampera” mendohet të jetë automjeti ideal për shumicën e europianëve, pasi vetëm në Gjermani, rreth 80 për qind e shoferëve, brenda ditës, përshkojnë më pak se 50 kilometra largësi.
Informacionet shtesë për “Opel Ampera”-n do të na bëhen të ditura më 3 mars, në panairin e automjeteve në Gjenevë.

31 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›