E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha apel opozites Mos pengo endrren evropiane

Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar edhe apelin e fundit opozitës për të votuar 3 ligjet që kanë të bëjnë me integrimin vendit. Pak orë para nisjes së seancës vendimtare në kuvend, kreu i qeverisë i ka bërë thirrje opozitës të votojë 3 ligjet dhe të mos pengojë ëndrrën evropiane të shqiptarëve.
Ai ka nënvizuar se integrimi kërkon përkushtimin e palëve politike dhe është shprehur se qeveria është e përkushtuar për të përmbushur detyrimet.

“Jemi në momentin e marrjes së statusit. Uroj që opozita të votojë 3 ligjet”- ka deklaruar mëngjesin e sotëm kryeministri Berisha, gjatë përurimit të rikonstruksionit të godinës numër 1 në Qytetin Studenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›