E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama, prej disa ditesh me turizem jashte shtetit"

Ndryshe nga PS, mazhoranca ne pushtet vlereson se reforma zgjedhore po ecen me ritme te kenaqshme. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi duke e quajtur te pavend deklaraten e Leskaj tha dje mazhoranca dhe kryeministri jane te angazhuar ne kete proces, por ndodh e kunderta me kreun e PS-se, Edi Rama. "E kunderta ndodh me kreun e PS-se. Mund t'ju them se prej disa ditesh ai ndodhet per turizem jashte shtetit", theksoi Patozi. Me gjithe problemet e deritanishme dhe vonesat ne hartimin e kodit zgjedhor, Patozi ende shpreson se ai do te perfundoje se hartuari brenda afatit te caktuar, 30 shtatorit. Me konkretisht Patozi shpreson qe anetaret te arrijne te miratojne rreth 150 nene brenda pese diteve. Mes te cileve dhe nene problematike si ai per gjetjen e formules se ndarjes se mandateve per kuvendin e ardhshem. Nuk mund te mos permendet fakti se gjate tere ketij muaji komisioni ka zhvilluar vetem nje mbledhje ne javen e pare, e anetaret nuk jane njoftuar per nje mbledhje te dyte, apo ndonje program te ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›