E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koci: Nano, Agolli e Pellumbi, vlera

Petro Koci nuk ka perjashtuar edhe bashkepunimin me ish kryetarin socialist te dorehequr, Fatos Nano. "Ne ndryshe nga kryetari socialist Edi Rama, i cili nuk e sheh Fatos Nanon si pjese te projektit te ri te socialisteve, e konsiderojme nje kapital te rendesishem politik te socialisteve shqiptare, bashke dhe me Servet Pellumbin dhe Dridero Agollin. Keto jane figura te vleresuara, qe i bejne nder te majtes", ka qene deklarata e djeshme e kryetarit te PS '91, Petro Koci, teksa eshte i pergjigjur interesimit tone per ndonje ftese te mundshme per Nanon ne kete parti, pa dhene ndonje pergjigje konkrete nese ka pasur ftese per ish-kryetarin socialist Nano. Nderkohe qe ai nuk e ka perjashtuar mundesine e nje bashkepunimi me liderin historik te socialisteve, i cili ka kohe qe nuk eshte shfaqur ne publik, me deklarata apo me iniciativa politike, duke qendruar ne heshtje dhe larg politikes mediatike te pakten.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›