Krijohet Partia e re Socialiste
TIRANE - Krijohet nje parti e re socialiste, e cila do te rreshtohet perkrah dy partive te tjera socialiste, PSSH dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Petro Koci, ish-sekretar organizativ i PS, deputet i kesaj partie, zyrtarizoi dje krijimin e Partise Socialiste '91. Nje simbolike e qarte per te dhene mesazhin se i rikthehen aspiratave dhe idealeve te ketyre viteve, ndonese kjo parti ka pesuar rigjenerim, reformim gjate tere ketyre viteve, pjese e ketij kontributi ka qene vete Koci qe nga themelimi i saj e ketej. Pa shume buje, larg kamerave dhe ashtu sikurse ishte paralajmeruar gati nje muaj me pare, kjo parti e re e shkeputur nga trungu i PS meme, ka marre jete, vetem nente muaj para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, duke pretenduar se mbron idealet e verteta socialiste dhe per pasoje do te kerkoje dhe voten e socialisteve te vertete. Ish-anetare te forumeve drejtuese te PS jane perfshire ne kete parti te re. Kjo parti eshte "pagezuar" me emrin "Partia Socialiste 91". Subjekti me i ri politik eshte konkretizimi i nje levizjes se per politike institucionale te iniciuar nga Petro Koci me shume se nje vit me pare. Drejtues te larte te kesaj partie jane ish deputete socialiste. PS-91 ka zhvilluar dje mbledhjen e pare ku ka zgjedhur sekretaret e rinj, mes te cileve Makbule Ceco, sekretare te pergjithshme, Gjergj Koja, sekretar te marredhenieve me publikun, Enver Reci, sekretar organizativ dhe Gezim Podgorica, sekretar koordinativ. Rama. Keto jane dhe drejtuesit e kesaj partie, te cilet kane qene dhe figura qendrore te Partise Socialiste, deri ne momentin kur Rama erdhi ne krye te PS. Nderkohe qe Koci vijoi te jete ne kupolen drejtuese te kesaj partie, duke qene anetar i kryesise se PS dhe nenkryetar i Grupit parlamentar i saj,. Deri ne momentin kur pas perplasjeve me kryetarin socialist, akuzave te forta ne drejtim te tij, shpalli "divorcin" me te, nen argumentin se po shkaterroheshin idealet per te cilat kjo parti kishte startuar ne skenen politike shqiptare, duke humbur sipas tij dhe solidaritetin socialist dhe menjanuar figurat qendrore te sa. Nderkohe qe po dje eshte zgjedhur dhe forumi drejtues i saj, kryesia e partise qe perbehet nga 13 anetare, e cila do te merret me organizimin e partise se dre dhe ngritjen e degeve te saj ne te gjitha rrethet e vendit. Bie ne sy se anetare te saj, jane figura qe kane qene me pare ne KPD-ne e PS. Nderkohe qe pritet qe statuti i ri te jete pikerisht statuti, para se Rama ta ndryshonte. Cka paralajmeron rikthimin e strukturave te asaj kohe, jashte skemen elektorale te ndertuara deri me tani ne partine meme. Koci kembengul se do te perfaqesojne vlerat reale te Partise Socialiste, duke paralajmeruar nje rezultat befasues ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nderkohe qe qellimi i kesaj partie sipas kryetarit Petro Koci do te jete forcimi i se majtes shqiptare. A.G
Drejtuesit e PS '91
Kryetari e sekretariati
Petro Koci Kryetar
Makbule Ceco Sekretare e pergjithshme
Enver Reci Sekretar organizativ
Gezim Podgorica Sekretar koordinativ
Gjegji Koja Sekretar i marr. me publikun
Anetaret e kryesise
Petro Koci
Makbule Ceco
Enver Reci
Gezim Podgorica
Gjegji Koja
Aferdita Stefani
Petrit Bare
Blendi Marikaj
Halil Lalaj
Nazmir Bilani
Alma Shehu
Paqesor Zeneli
Leke Cukaj
Partia e re, pritet aleance me LSI e Metes
Ne fillim te ketij sesioni parlamentar, Petro Koci iu bashkua nje grupi kuvendor ku shumicen e perbejne deputete te LSI. Qendrimet e tij ne publik dhe deklaratat politike ne media kane qene prane atyre te liderit te LSI, Ilir Meta, nderkohe qe Koci nuk e ka mohuar mundesine e nje bashkepunimi dhe pse jo e nje koalicioni me partine e Ilir Metes per te dale bashke ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Duke e vleresuar kreun e LSI si nje figure shume kontribuuese ne gjirin e se majtes, madje duke vleresuar se Meta e kishte shlyer edhe gabimin e zgjedhjeve te 2005, ku kishte akuza se shkaktoi carjen dhe humbjen e se majtes, Koci duket se e ka bere te qarte pozicionimin e tij perkrah koalicionit "E majta per integrim", e pse jo dhe per te qene pjese e ketij koalicioni. Por duket se tashme gjithe perqendrimi i Kocit dhe e mbeshtetesve te tij eshte perqendruar ne organizimin dhe ngritjen e partise me te re te spektrit te majte shqiptar. Duke paralajmeruar se gara mes te majtes do te jete me te vertete e forte dhe sfiduese. Nderkohe qe dhe vete kreu i LSI, Ilir Meta, ne deklaratat e njepasnjeshme, madje dhe dy dite me pare e ka cilesuar Kocin nje kontribuues te forte ne radhet e PS, i cili sipas tij kishte perballuar deri dhe pergjakjen nga Berisha ne vitin 1997, dhe me pas kontribuues ne drejtimin qendror te PS. Meta nuk e ka mohuar mundesine e koalicionit parazgjedhor me Kocin dhe mbeshtetesit e tij.