Operacion "Butrinti", merr 30 vjet burg
Gjykata e Krimeve te Renda denoi dje me 30 vjet e 6 muaj, pese te pandehurit e akuzuar per trafik te klandestineve, me ndihme te Policise Kufitare. Togat e zeza te gjykates deklaruan dje fajtore duke denuar me 7 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe, te pandehurin Arjan Shehu; 6 vjet dhe 3 vjet burg dhe 7.5 milione leke gjobe, per dy te pandehurit Kadri Emini dhe Ilimi Bejko; 6 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe, per te pandehurin Emin Halili, si dhe 5 vjet burg e 6 milione leke gjobe, per te pandehurin Ilia Thoma. Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit realizonin kalimin e klandestineve nga vendi une ne drejtim te Greqise. Per realizimin e ketij qellimi, drejtuesi i grupit kriminal Arjan Shehu, kishte "rekrutuar" dy punonjesit e policise, Kadri Emini dhe Ilmi Bejko, te cilet duke kryer sherbimin ne piken e kalimit kufitar ne Qafe-Bote te Sarandes, nuk beheshin pengese per kalimin e klandestineve te trafikuar nga ky grup kriminal. Per cdo klandestin te pandehurit, merrnin shumen nga 1000-1300 euro, leke keto te cilat ndaheshin mes tyre. Prokuroria kishte pese raste, si prova kunder te pandehurve.