E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialize dhe onkologji ne spitalin e Durresit

Spitali i Durresit kete vit do te kete dy sherbime te reja, pikerisht ate te dializes dhe te onkologjise. Kjo eshte bere e ditur nga drejtoresha e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana si dhe drejtues te Komisionit te Shendetesise. Duke qene se spitali i Durresit eshte nder te vetmit qe eshte futur ne skemen e sigurimeve, eshte ISKSH ajo qe propozon edhe per sherbimet e reja. Ne kuader te reformes ne sistemin shendetesor dhe zgjerimit te skemes se sigurimeve, kujdesit shendetesor ne sherbimin spitalor, ISKSH -ja, ne zbatim te projektit pilot ne spitalin e Durresit ka organizuar nje mbledhje emergjente me Komisionin parlamentar te Shendetesise. Ne kete takim kane marre pjese perfaqesues te Ministrise se Shendetesise si dhe eksperte te fushes, te cilet kane pohuar se kerkohet stimulimi i rritjes se reformave ne sistemin shendetesor, decentralizimi, permiresimi strukturor i spitaleve, futja e koncepteve te reja menaxhuese, si dhe shtrirja e skemes se ISKSH-se ne te gjithe spitalet e vendit, me qellim rritjen e sherbimit. Per kete drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana beri nje prezantim te spitalit te Durresit, i cili qe prej vitit 2001 punon me skemen e ISKSH-se. Eksperienca pozitive dhe e suksesshme me spitalin e Durresit dhe ligji per financimin, i pergatitur nga ekspertet mbetet vendimtar per zgjerimin e skemes ISKSH-se, ne te gjitha spitalet e vendit. E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›