E Diel, 1 Nëntor 2026

Dentisti hap sekretet 4500-vjeçare të faraonit

Një dentist nga Hong Kongu po ndihmon në zgjidhjen e misterit të fundit të Piramidës së madhe të Gizës. Ai është bërë pjesë e skuadrës që shpreson të zgjidhë misterin e dyerve që bllokojnë boshte të pjerrëta të piramidës, e cila është varri i faraonit Keops, i njohur edhe si Khufu. Boshtet i kanë munduar arkeologët që kur ato u zbuluan, në vitin 1872, me disa që spekulonin se përtej tyre ishte dhoma e varrit të Khufu, me thesare mahnitëse. Ng Tze-chuen, 59-vjeç ka dizajnuar një mjet të vogël gërryes për një robot në përmasat e një buburreci, i cili mund të arrijë përtej dyerve brenda piramidës. Roboti do të lëvizë nëpër boshte, të cilët janë aq të pjerrët, sa vetëm një robot i vogël si ai mund të hyjë, dhe më pas do të gërryejë me mjetin e krijuar nga dentisti, të ngjashëm me frezat e dhëmbëve. Roboti ka edhe kamera për të regjistruar se çfarë mund të ketë përtej dyerve. Ekipi ndërkombëtar i emërtuar Djedi, si magjistari që faraoni thuhet të ketë konsultuar për të ndërtuar piramidën, planifikon ta përdorë robotin këtë pranverë, dhe është në pritje të licencës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›