E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Operacion gjithëpërfshirës për çrrënjosjen e kultivimit të bimëve narkotike”

Antidroga, Ministri Lulzim Basha në Gjirokastër. Në takim, edhe ministrat-deputetë të zonës, Ruli e Ksera



Institucionet ligj zbatuese do të godasin trafikun e narkotikëve. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar dje në Gjirokastër mes drejtuesve të institucionet qendrore dhe atyre vendore për luftën kundër drogës. Ministri i Brendshëm, Basha theksoi se vendi ndodhet në fazën kyçe te integrimit ne Bashkimin Europian dhe ka kërkuar funksionimin e gjithë institucioneve për të luftuar fenomenet negative që mund të penalizojnë këtë proces. Në takimin e zhvilluar sot në Gjirokastër ka qenë i pranishëm dhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të luftuar fenomenin e narkotrafikut. Lazarati është një prej zonave më problematike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në takim kanë folur dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili ka deklaruar se trafikimi i narkotikëve pengon heqjen e vizave.


Deklarata e kryeministrit Sali Berisha, për shtim të masave ligjore ndaj prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ka bërë që institucionet të nisin punën në terren. Drejtuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me autoritet vendore kanë zgjedhur qarkun e Gjirokastrës për të organizuar një takim, lidhur me masat që duhen marrë në këtë drejtim. Në takimin e zhvilluar sot në Gjirokastër ka qenë i pranishëm dhe kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të luftuar këtë fenomen. Lazarati është një prej zonave më problematike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Në takim kanë folur dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili ka deklaruar se trafikimi i narkotikëve pengon heqjen e vizave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›