E Diel, 1 Nëntor 2026

“Së shpejti nisin punimet në sheshin ‘Skënderbej’”

Deklarata e Aldo Bumçit, kryetar i degës së PD, Tiranë



Deputeti demokrat dhe kreu i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi deklaroi dje se së shpejti pritet të nisin punimet për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”. Bumçi tha se momenti i shumë pritur për mbarë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipëria ka ardhur. “Qeveria ka disa vjet që ka kontraktuar një fond prej 10 milionë dollarësh nga qeveria kuvjatjane dhe ia ka vënë në dispozicion Bashkisë së Tiranës, për një rindërtim të plotë të sheshit. Nuk e dimë arsyen se pse ky projekt është zvarritur për disa vite me radhë. Pavarësisht se ky shesh nuk do të qëndrojë në këtë gjendje, edhe njëherë dëshiroj të përshëndes vendimin e kryeministrit dhe duke shpresuar që Bashkia të bashkëpunojë. Kjo është ajo çka presin qytetarët e Tiranës, kjo është ajo çka presin qytetarët e Shqipërisë, që gjendja në këtë shesh të normalizohet, derisa projekti përfundimtar për rehabilitimin e sheshit të marrë një zgjidhje përfundimtare”, u shpreh deputeti demokrat dhe kreu i PD-së për Tiranën, Aldo Bumçi.


Vetë kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë se Ministria e Punëve Publike do marrë përsipër rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej” deri në qartësimin e të vërtetës lidhur me planin rregullues të Bashkisë së Tiranës, i cili vazhdon të mbetet një projekt në letër dhe fonde-zhvatës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›