E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më 31 mars përfundon hartimi i përgjigjeve për pyetësorin e Komisionit Evropian

Në 31 mars qeveria shqiptare do të ketë në dorë dokumentin e përfunduar europian, mbi bazen e të cilit Komisioni Europian do të japë opinionin për Shqipërinë mbi statusin e vendit kandidat. 30 kapituj tashmë kanë marrë vulën përfundimtare të Komitetit Ndërministror të Integrimit, java që vjen do të jetë përfundimtare edhe për 5 kapitujt e fundit të pyetësorit. Gjithsesi, ministrja Majlinda Bregu nuk përjashton faktin se Brukseli zyrtar në vlerësimin e tij, të ndikohet nga situata politike në Shqipëri. Zonja Bregu i faturon përgjegjësinë për mungesën e një zgjidhje të ngërçit politik, lidershipit të Partisë Socialiste. Por kriteri politik nuk ndikon një tjetër proces të rëndësishëm, sikurse është ai që ka të bëjë me liberalizimin e vizave. Plotësimi i kritereve teknike, që përmban Udhërrëfyesi europian, i hap dritën jeshile këtij procesi. Ministrja e Integrimit theksoi dhe një herë se janë të gjitha shanset, që vendimi për Shqipërinë lidhur me liberalizimin e vizave të merret brenda gjashtë- mujorit të parë të vitit 2010.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›