E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosicky refuzoi oferta

Mesfushori i Arsenalit, Tomas Rosicky ka bërë të ditur se refuzoi oferta fitimprurëse nga Rusia dhe Kina para se të vendoste për të mbetur në Emirates.

“Hyra në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe mund të bisedoja me këdo që doja. Fillova të marr oferta interesante e disa prej tyre shumë fitimprurëse nga Rusia dhe Kina. Por, paratë nuk janë gjithçka dhe jam i lumtur që kam vazhduar këtu në Arsenal”, deklaroi Rosicky gjatë një interviste me iSport.cz.

Mesfushori i Republikës çeke iu bashkua Arsenalit nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2006.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›