E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion i rralle ne tru paisjet robotike udhezojne kirurget

Ndërhyrja e parë në tru me anë të paisjes më të re, neuronavigator dhe unikale në vendin tonë, ka rezultuar e sukseshshme. Drejtuesit e QSUT-së dhe Shefi i Neurokirurgjisë, Mentor Petrela, sqaron se bashkë me mjekët në sallë për ndëryrjet e vështira në tru, hyjnë dhe rrobotët, të cilët dirigjojnë kirurgët. Kjo paisje është fjala e fundit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shtetet më të zhvilluara të botës.

“Ndërhyrja e parë që është bërë nëpërmjet navigatorit ka dalë shumë e suksesshme. Ishim të bindur për këtë. Ajo që është më e rëndësishme është se do të vazhdojë realizimi i të gjithë objektivave që kemi përcaktuar”-tha Saimir Ivziku, Drejtor i QSUT-së.

“Në neuro-kirurgji navigatori është një arritje e cila shkon drejt asaj që quhet robotifikimit. Në sallën e operacionit futet një paisje e cila bën referimin e zonave më delikate të trurit duke udhëzuar kirurgun se ku do të arrijë. Pra, jemi në një stad optimizimi të tillë që robotët fillojnë ndihmojnë dhe asistojnë kirurgët”-theksoi Petrela.

Drejtori i QSUT-së dhe Shefi i Nefrologjisë këtë të premte lançuan dhe vazhimësinë e transplantit të veshkës. Një ditë më para nga spitali ka dalë dhe pacienti i dytë, që ka kryher këtë ndërhyrje një muaj më parë dhe mjekët garantuan se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Pritet, që së shpejti në këtë qendër të specializuar shëndetësore të kryhen dhe transplante të organeve të tjerë.

Julia Bardhushi
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›