Riformatimi i KQZ-se Laze Me pare te penalizohet Ristani

Ndëshkim ligjor për anëtarët e KQZ –së që shkelin ligjin. Anëtari i këtij institucioni Artan Laze e shikon këtë si mekanizmin që do t’i kthente institucionit më të lartë të zgjedhjeve integritetit dhe besimin. Duke e cilësuar raportin e OSBE – ODHIR-it si vlerësimin më negativ që KQZ ka marrë ndonjëherë nga ndërkombëtarët, Laze thotë se zgjedhjet e kontestuara në Shqipëri do të marrin fund në rast se çohen para drejtësisë administratorët e lartë të zgjedhjeve që shkelin ligjin.
“Ata që janë të ngarkuar të zbatojnë këtë ligj organik nëse e zbatojnë keq, me të meta duhet të mbajë secili përgjegjësi ligjore dhe administrative për shkeljet e ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme të këtij ligji. Dhe më pas mund të diskutojmë nëse në Shqipëri do të bëhen apo jo zgjedhje të padiskutueshme”-tha Laze.
Për debatin mbi riformatimin e KQZ-së me reformën e pritshme zgjedhore Laze jep sugjerimin personal sesi mund të jetë më funksional ky institucion.
“Unë jam partizan i modelit që kryetari i KQZ-së të jetë kryetari i gjykatës së lartë ose një gjyqtar i ndonjë kolegji të kësaj gjykate, apo gjithë KQZ të jetë pjesë e gjyqësorit. Ka modele nga më të ndryshmet ndoshta ka formula që një propozim të jetë i presidentit të republikës, propozime të ketë nga KLD, por thashë çdo lloj formule, çdo lloj riformatimi i KQZ-së, nëse komisioni i ri që do të zgjidhet do të vazhdojë traditën e keqe, të mos zbatimit të ligjit apo zbatimit me disa standarte të tij përsëri do të vijmë në pikën që në zgjedhjet e tjera sërish do të themi: “A do të ketë nevojë për riformatim të komisionit?” Kjo lojë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri”-theksoi ai.
Laze shton se gjithashtu se përtej një formule të re të KQZ-së, kërkohet edhe vullnet politik për të emëruar sipas tij, njerëz me përvojë dhe integritet në këtë institucion duke shtuar se nën drejtimin aktual, ky institucion në dy zgjedhjet e fundit ka rënduar imazhin e një institucioni të pavarur.
Rovena Moçka