Miratohet buxheti. Korce ishte bllokuar per 8 muaj
Vetëm me votat e këshilltarëve socialist u votua buxheti i bashkisë Korçë, që kish mbetur peng i mosmarrëveshjeve për 8 muaj më rradhë. Kryebashkiaku socialist Niko Peleshi cilësoi politik qëndrimin kundër buxhetit të këshilltarëve të djathtë.
“Për shkak të inateve politike, hakmarrjeve dhe papërgjegjshmërisë qytetare dhe politike në këshillin bashkiak, ne jemi të paralizuar. Të mbash të paralizuar planin e investimeve apo shpenzimet, investimet në punët publike të bashkisë do të thotë që të punosh kundër interesave të qytetarëve”, tha Peleshi.
Buxheti së fundi u rikthye për rishqyrtim nga institucioni i prefektit me arsyetimin se fondi i parashikuar për këshillin e qarkut nuk ishtë i mjaftueshëm. Këshilltarët e djathtë kërkuan që të respektohet ligji që parashikon 4 % të buxhetit për këshillin, por të majtët nuk pranuan duke lënë në dispozicion një fond më të vogël.
“Janë duke i kërkuar bashkisë që të lërë 4-5 rrugë pa bërë dhe këto para t’ia japë këshillit të qarkut për t’i përdorur në komunat e qarkut. Kjo është e padrejtë sepse buxheti i bashkisë krijohet me të ardhurat e taksave të qytetarët dhe bizneset të cilët i paguajnë këto taksa për t’u rikthyer në formën e shërbimeve dhe investimeve në dobi të tyre. Dhe nuk i paguajnë këto taksa për investime në komunat përreth”, theksoi ai.
Prefekti ka vetëm një herë të drejtë të kthejë buxhetin, dhe tashmë ai pritet të hyjë në fuqi. Sipas kryebashkiakut të Korçës, mosmiratimi i buxhetit mbajti peng mosrealizimin e planit të investimeve. Ai shpreson se muajt e mbetur do të realizohen të gjitha investimet kryesisht në infrastrukturë dhe në përfundimin e rikonstruksionit të qendrës së qytetit.
Jorgjeta Gjançi