Tensioni i zemres 150 persona ne dite ne cdo spital

Javën e fundit është rritur numri i pacientëve me gjendje të rëndë nga hipertensionit të zemrës. Në rang vendi thotë Drejtori i ISHP-së, Enver Rroshi temperaturat e larta kanë bërë, që cdo ditë në shërbimet e urgjencave të drejtohen nga 100 deri në 150 pacientë. Temperaturat e larta por dhe ushqimet e konsumuara kanë rritur dhe numrin e të prekurve me diarre, me 3500 vetëm për një javë dhe gjysma e tyre janë fëmijë.
“Numri i rasteve të paraqitura dhe që kërkojnë ndihmë në shërbimet e ugjencës janë ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo sëmundje të tjera kronike. Sipas raportimev që kemi numri arrin deri në 100. Ka ditë që numri arrin 120,maksimumi deri në 150 raste. Trendi i sëmundjeve diarreike në javën që mbyllem ishte rreth 3500 raste. Pjesën më të madhe, dërrmuese nga të gjitha rrethet e vendit e zënë fëmijët”-tha Roshi.
Rroshi në raportimin e tij ka theksuar se nuk ka patur raste të reja të të prekurve nga virusi i Nilit apo etheve hemoragjike. Ata pak persona, që u prekën disa javë më parë, janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa kanë këshilluar sërish përfaqësuesit e pushtetit vendor të disifektojnë vatrat ku mundësitë e përhapjes së këtyre viruseve janë më të larta.
Julia Bardhushi