E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet 'Bafta' 'The Hurt Locker' trimfon ndaj 'Avatar'

Në Britaninë e Madhe janë ndarë sot cmimet Bafta në kinematografi, të cilat cilesohen si cmimet Oskar. Filmi që ka fituar cmimin më të madh te Bafta është ‘The Hurt Locker’ një film për luftën në Irak i regjisores Kethrin Bigelou, e cila gjithashtu fitoi dhe cmimin si drejtorja më e mirë e filmit duke u bërë e para grua që e merr këtë cmim. Ky film mori gjithsej 6 cmime bafta, duke lënë pas filmin Avatar të Xhejms Kamerun që konsiderohet filmi me të ardhurat më të mëdha në historinë e hollivudit. Bigelou ka qene gruaja e drejtorit Xhejms Kamerun dhe mediat britanike kane folur për një rivalitet të madh mes dy ish bashkëshortëve.
Duke marre cmimin Bigelou ka thënë
‘Beteja e grave për barazi është një betejë konstante’. Ajo shtoi se ky eveniment me shumë cmime ishte një nder i madh për punën e saj, ndërsa shtoi se ky film synon të tregoje se kurre nuk duhet braktisur përpjekja për paqe.. Filmi The hurt Loker paraqet punën e një njësie ushtarake amerikane në cmontimin e bombave në Irak, por gjithë filmi tregon dramën e vërtetë të luftës në Irak.
Aktori britanik Kolin Firth fitoi cmimin aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “A singell men”. Aktorja më e mirë është Keri Muligan në filmin “An education”, ndërsa flmi Avatar që është konsideruar këto kohe si fituesi i mundshëm i cmimeve oskar që ndahen në mars, ka marrë vetëm dy cmime bafta për efektet më të mire visuale dhe produksionin. Aktorja më e mirë jo protagoniste u shpall Monik, ndërsa aktori i dytë protagonist u shpall Kristof Valts për rolin e tij në filmin ‘Ingrorious Basterds’. Në fakt Bafta shtron rrugën për cmimet oskar, pasi në përgjithësi ka rezultuar se keto cmime kanë qënë të njëjta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›