Operacion policor për kapjen e grabitësit të agjencisë
“Muzgu”, në pranga 31-vjeçari, akuzohej për disa vjedhjeve në kryeqytet . Festim Skermo dyshohet si grabitës i agjencisë së këmbimit valutor “Monygram”
Tiranë – Vetëm gjashtë ditë pas grabitjes në mes të ditës, policia ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga personin e dyshuar si autor të kësaj vepre penale. I dyshuari i ngjarjes së rëndë ishte në kërkim policor për disa vepra penale, madje edhe i dënuar më parë me burg për tentativë vrasjeje. Pas identifikimit uniformat blu kanë realizuar një operacion të suksesshëm për vënien në pranga të të dyshuarit.
Arrestimi
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që pas operacionit të koduar “Muzgu” shërbimet e Seksion-Kontroll-Territorit, në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve ndaj Pronës në Komisariatin e Policisë Nr. 2, të kapin në flagrancë Festim Skermon, lindur dhe banues në fshatin Poloskë të rrethit Devoll. 31-vjeçari akuzohet për një sërë vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet. “Ky shtetas kishte vjedhur lokalin bar-kafe ‘Rodjon’ në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ dhe është autori i vjedhjes së agjencisë së këmbimit valutor ‘Monygram’ në pronësi të një shtetasi, ndodhur më 24.08.2009 në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, Tiranë”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Tiranës. Skermo ishte dënuar më parë me 6 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Policia informoi se po punohet në grup pune nga specialistët e hetimit të krimit për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka kryer disa vjedhje të tjera në qytetin e Tiranës.
Grabitja
Më 24 gusht 2009 Policia e Tiranës njoftoi se një person i vetëm i ishte drejtuar një agjencie të këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës i kërkoi punonjësit të dorëzonte paratë që ndodheshin në arkë. Punonjësi i kanë dhënë grabitësit plot 100 mijë lekë të rinj. Sapo mori në dorë shumën e majme, i riu u largua në drejtim të paditur. Fill pasi ka konstatuar largimin e autorit, punonjësi ka lajmëruar policinë. Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave. Burime nga policia thanë se ishte një person i armatosur dhe i maskuar që ka grabitur dyqanin e këmbimit valutor, ndërsa nuk përjashtohej mundësia që ai të ishte ndihmuar nga ndonjë tjetër person, që dyshohet se e priste në rrugë me qëllim largimin në drejtim të paditur. Efektivët blu kryen veprimet hetimore në agjencinë e këmbimit valutor si dhe kontrolluan në lagjet përreth Rrugës së Durrësit për të vënë në pranga grabitësin. Policia tha se i riu mbante në kokë kapele, ndërsa nuk kishte harruar të vendoste edhe syze për të fshehur identitetin e tij. Kjo sipas ekspertëve nuk e shpëton atë nga prangat, pasi janë grumbulluar të dhëna të mjaftueshme për veshjen, shtatin dhe aksentin e gjuhës me të cilën ka komunikuar grabitësi me punonjësit e pikës së këmbimit valutor.
31 Gusht 2009