Operacion turk në Irakun e Veriut
Ankara - Forcat e Armatosura Turke kanë kryer një operacion ajror kundër objekteve terroriste në Veri të Irakut. Në operacionin e organizuar pardje u morën në shënjestër objektet në zonat Zap dhe Avashin. Drejtori i Komunikacionit në Shtatmadhorinë Turke, Gjenerali i Brigadës Metin Gyrak në mbledhjen javore me shtypin tha se në operacion objektet e organizatës terroriste u eliminuan efektivisht ndërkohë që si gjithmonë për civilët është treguar kujdesi më i madh.