Vazhdon frika në Gjermani
Berlin - Polica gjermane ka marrë më tepër se gjashtë kërcënime për dhunë në shkollat e vendit, që nga dita kur një adoleshent vrau të paktën 15 persona në një shkollë në jugperëndim të Gjermanisë, bënë të ditur sot burime zyrtare. Autoritetet kanë qëndruar në gjendje gatishmërie që kur 17-vjeçari Tim Kretschmer rrëmbeu një pistoletë të tippit "Beretta" nga dhoma e të atit dhe vrau 15 persona, përfshirë 12 nxënës t shkollës ku ai kishte studiuar më parë në qytetin e Winnenden, pranë Shtutgartit, para se të vriste veten.
Policia urdhësoi sot mbylljen e një shkolle në Ilsfeld, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Winnenden, pasi zbuloi një paralajmërim në një faqe interneti, që në atë shkollë ishte planifikuar një sulm i ngjashëm me armë zjarri.
Profesorët dhe nxënësit nuk u lejuan të afroheshin në rrethinat e shkollës në orët e paradites, por pas një kontrolli të hollësishëm, policia deklaroi se nuk kishte zbuluar asgjë të dyshimtë.