Berisha akuzon Ramën
Tiranë-Kryeministri Sali Berisha nga Shkodra i ka kërkuar Edi Ramës që të dorëzojë planin urbanistik të Tiranës, sa më shpejtë që të jetë e mundur. “Nuk e dorëzon atë pasi nuk do që qytetarët e Tiranës të zhvillojnë qytetin e tyre në përputhje me një plan të miratuar, por do ta përdorë llokma për kompanitë e tij të mediave dhe kompani të tjera me të cilat ndan fitimin. Edhe njëherë nga Shkodra i kërkoj në mënyrë të prerë të dorëzojë Planin e Përgjithshëm Urbanistik të kryeqytetit. Plani urbanistik nuk është pronë as plaçkë e tij, por është pronë e qytetarëve të Tiranës dhe e mbarë shqiptarëve që kanë në Tiranë kryeqendrën e vendit”-deklaroi Berisha.
Kryeministri ishte i pranishëm në përurimin e rrugës Jeronim de Rada dhe monumentin e kulturës “Truma e dugajve të reja” në qytetin e Shkodrës, investim me vlerë 12 milionë lekë. Duke vlerësuar këtë vepër të viteve 1870, i cili ka qenë burimi ku kanë shuar etjen kalimtarët, Kryeministri Berisha tha se Bashkia e Shkodrës e riktheu këtë monument në vlerë të qytetit.
“Kryetari i Bashkisë së Shkodrës pasi ka vendosur këtu standarde 18 herë më të përshtatshme për biznesin se sa kryetari i Bashkisë së Tiranës po bën restaurimin e vërtetë të qytetit. Po i rikthen Shkodrës vlerat e saj bashkë me arkitektët, me punëtorët, të cilët unë i përgëzoj”-u shpreh Berisha.