Berisha pret deputetin e PE, Engel: Shpipëria taksa më të ulëta në Europë
TIRANË- Kryeministri Berisha priti mesditën e djeshme në takim Deputetin e Parlamentit Europian, Frank Engel, i cili është anëtar i Komitetit te Punës dhe të Çështjeve Sociale si dhe anëtar i Komitetit Special për Krizën Ekonomike, Financiare dhe Sociale.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se gjatë këtij takimi, Berisha e njohu z.Engel me zhvillimet ekonomike të vendit ndërsa theksoi se programi i ndjekur nga qeveria shqiptare ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Europë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit nëpërmjet zvogëlimit të administratës dhe kryerjen e reformave me qëllim përmirësimin e eficencës së qeverisjes.
"Reformat fiskale si dhe ulja e informalitetit, lufta kundër korrupsionit, kane bërë të mundur që qeveria shqiptare gjate viteve 2006 – 2011 të realizojë një rritje të të ardhurave më shumë se 7.2 miliard dollarë apo 2.5 buxhete më shumë se në të njëjtën periudhë të qeverisjes së mëparshme, të ardhura këto, që bënë të mundur ndërtimin dhe rindërtimin e mbi 9 mijë km rrugë dhe se me kompletimin e brenda dy viteve të rrjetit të ri rrugor, shqiptarët do vijnë nga çdo skaj i vendit në kryeqytet duke kursyer më shumë se 60% të kohës, që u duhet aktualisht", u shpreh kryeminsitri.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se nxitja e investitorëve të huaj dhe vendore është mbështetur me reformën e ligjit të koncesioneve që ka mundësuar thithjen e investitorëve në sektorë të ndryshëm si atë të shfrytëzimit te mineraleve, te energjisë, te bujqësisë, etj ku vetem ne sektorin e energjisë jane firmosur 110 kontrata të nënshkruara nga qeveria per ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve, nga të cilat, 73 kanë filluar nga ndërtimi.
Nga ana e tij, z. Frank Engel e duke vlerësuar pozitivisht zhvillimet dhe masat për te siguruar nje qëndrueshmëri fiskale, financiare dhe ekonomike, eurodeputeti Engel theksoi se vendi është i përgatitur për te përballuar situatën dhe efektet e krizës ne hapësirën evropiane dhe rajonale.
(el.me/BalkanWeb)