E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani në kolaps, moti kërcënon sistemin energjitik të rajonit

Moti i keq, që ka përfshirë gjithë europën po kërcënon të zhysë rajonin e ballkanin në një krizë të ashpër energjetike dhe Shqipëria është një nga më të rrezikuarat. Për shkak të konsumit të lartë, rrjetet e transmetimit janë mbingarkuar deri në pikat kritike dhe madje në disa vende ka patur dhe rënie të tyre. Për shkak të kësaj situate, qeveritë e shumë vendeve janë duke marrë masa drastike për të garantuar furnizimin e qytetarëve të tyre me energji. Bullgaria, një nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë në rajon, deklaroi se do të ndërpresë përkohësisht eksportin, ndërsa Serbia lajmëroi ndalimin e tranzitimit të energjisë përmes rrjetit të saj duke i vendosur të gjitha kapacitetet në shërbim të korporatës vendase të energjisë. Rrjeti transmetues i Serbisë është unaza kyçe e qarkullimit të energjisë në rajon, prej nga ku kalon shumica e shkëmbimeve energjetike. Qeveria serbe, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të muajit dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të lejojë tranzitimin e energjisë nga rrjeti i saj në drejtim të të vendeve të tjera. Ky vendim i Serbisë kërcënon disa vende njëherësh të ballkanit, vecanërisht Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në Shqipëri, për shkak se rezervat vendase ndodhen në pikat më të ulëta, importi i energjisë po përballon aktualisht gati gjysmën e konsumit vendas. Në këto kushte, kufizimi i prodhimit dhe linjave të transemtimit në rajon, përvecse ka rritur çmimet, tashmë po kërcënon edhe me krizë furnizimi të energjisë.
Marrë nga TCH

Shkrime të tjera me interes:

  1. Thellohen mosmarrëveshjet, CEZ “kërcenon” me ulje të investimeve Tiranë- Pas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë(ERE), se nuk...
  2. Turqia kercenon: Ngrijmë marrëdhëniet me BE Turqia është shprehur e gatshme të ngrijë marrëdhëniet me Europën,...
  3. “Karta e Adriatikut”, Berisha: Kapitull bashkëpunimi për vendet e rajonit Tiranë- Ambasadori Arvizu është shprehur sot gjatë konferencës  Karta...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›