“Të merren masa ndaj kompanive të sigurimeve”

“Është krejtësisht e papranueshme kur nga njëra anë detyrohen me ligj bizneset dhe qytetarët të sigurohen dhe nga ana tjetër në këtë treg të dhuruar dhe garantuar vendosja e çmimeve të sigurimeve lihet krejtësisht në dëshirën e operatorëve”, thekon Konfindustria.
Më tej thuhet se do t’i kërkohet qeverisë që të merren sa më shpejt masa dhe veprime ligjore ndaj kompanive, si për heqjen e sigurimit të detyrueshëm të të gjitha kategorive të makinave për biznesin dhe qytetarët dhe kthimin plotësisht në sigurim vullnetar si dhe lehtësimin e kushteve të licencimit me qëllim nxitjen e hyrjes së operatorëve të rinj të sigurimit në tregun shqiptar.
“Masat e mësipërme janë të vonuara dhe duhet të ishin ndërmarrë njëkohësisht me liberalizimin e çmimit të policës së sigurimit të detyrueshëm të vendosur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare disa kohë më parë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të krijoheshin kushtet e duhura për të shmangur përgjithmonë rrezikun e shfaqjeve të oligopoleve dhe/ose organizimet e tipit kartel të operatorëve me pasoja të rënda financiare për biznesin dhe qytetarët”, thuhet më tej.
“Është krejt e pakuptimtë dhe e paligjshme, që roli rregullator i shtetit në sektorë të rregulluar me ligj të kufizohet vetëm në sigurimin e detyrueshëm të klientelës (qytetare dhe biznes) për një grup biznesesh në dëm të interesit publik. Vetëm nga fiksimi i fundit i çmimit të policës së sigurimit të automjeteve, që përbën dhe pjesën me të madhe të tregut të sigurimeve, kemi një rritje prej disa dhjetëra milionë euro në dëm të publikut /biznes dhe qytetar”, vijon. /Start/
2012-02-12 15:59