E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni antidrogë në Tiranë, 4 në pranga, sekuestrohen 100 kanabis

TIRANË- Policia e Tiranës arreston 4 persona, ndërkohë që ka sekuestruar rreth 100 kg kanabis sativa.

Operacioni antridrogë i bluve të kryeqytetit është përqëndruar ditën e sotme në periferi të Tiranës. Policia bën me dije se falë operacionit janë arrestuar edhe persona për armëmbajtje pa leje.

Nga hetime paraprake. policia bën me dije se droga e sekuestruar vinte nga Gjirokastra, ndërkohë që nis hetimet edhe në qytetin jugor për arrestimin e personave të tjerë.

Operacioni kryhet në vazhdën e e kontrolleve që policia e Tiranës po ndërmerr në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia ndërmori mbrëmjen e djeshme një kontroll të deri në mesnatë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Postblloqe të shumta policie u përqëndruan në kryqëzimet kryesore në Tiranë, ku iu nënshtruan kontrollit automjete të ndryshme, duke cuar në vënien në pranga të disa personave, të cileve iu gjetën armë të ftohta.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›