“Operacionet u finalizuan me efiçencë të plotë, u realizua qëllimi madhor, asnjë jetë e rrezikuar”

Vlerëson kryeministri“Ky ka qenë një trajtim, një menaxhim jashtëzakonisht efiçent. Efiçent sepse sot ne ulemi në këtë tavolinë edhe pas dhe shkarkimit të mbi 2 miliard metër kub ujërave të matura, sepse të pamatura, siç janë ato të Cemit, të Moraçës, të Përroit të Thatë, të Kirit, përbëjnë edhe ato një vëllim tjetër, nuk kemi as edhe një jetë të humbur. Dhe ky ka qenë qëllimi i parë madhor i këtij operacioni dhe ky mbetet qëllimi më i madh i këtij operacioni. Keni punuar me përkushtim të madh, me efiçencë. Makineria antipërmbytje ka funksionuar plotësisht dhe tërësisht në të gjitha gjymtyrët e saj. Nga e mërkura, gjer tani ka një tërheqje shumë të rëndësishme të ujërave, ndonëse mbeten sipërfaqe të tëra përsëri nën ujë. Komiteti Ndërministror do të vazhdojë veprimtarinë e tij, gjer në normalizimin e plotë të jetës në zonat e përmbytura”....