Nafta afër 80 USD/fuçi
Çmimi i naftës preku ditën e djeshme nivelin e 79 dollarë për fuçi. Çmimi konsiderohet rekord për këtë vit, pasi gjatë gjithë kohës nafta është shitur jo më shumë se 70 dollarë për fuçi. Një vit më parë, në korrik 2008, "ari i zi" preku rekordin historik të 145 dollarë për fuçi, por ra shpejt për shkak të krizës ekonomike që përfshiu Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani që nafta po rritet gradualisht, analistët e gjykojnë me faktin e rimëkëmbjes ekonomike në disa shtete, ku konsumi është tepër i lartë. Javën e kaluar çmimi e tejkaloi barrierën pesë muajsh, prej 65 deri 75 dollarë për një fuçi, si pasojë e rënies së vlerës së dollarit dhe mundësitë e rritjes ekonomike globale dhe kërkesave të larta për karburant. Në tregun tonë nuk ka patur ndryshime të mëdha, por nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt çmimi i karburantit do të pësojë rritje