E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Bileta e anuluar arrestohen 4 per vjedhje

Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga nje grup te dyshuar per disa vjedhje ne kryeqytet. Operacioni policor eshte koduar Bileta e anuluar pasi autoret pas kryerjes se vepres penale kishin rezervuar e prere bileten e avionit per tu larguar jashte kufijve te Shqiperise. Pas nje hetimi te gjere me aplikimin e metodave speciale te hetimit i realizuar nga specialistet e seksionit Kunder Vjedhjeve me Dhune dhe me Arme ne Policine e Tirane eshte bere e mundur dokumentimi dhe ndalimi i 4 shtetasve grup kriminal me tendencen e vjedhjeve me dhune me arme. Burimet policore bejne te ditur se jane arrestuar shtetasit Fatjon Dajci 21 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike Eduart Bibollari 18 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vepren penale te Vjedhjes shtetasja me iniciale Sh. E 16 vjece lindur dhe banuese ne Tirane Neglin Kruda 18 vjec lindur dhe banues ne Tirane i cili u arrestua ne flagrance pasi gjate kontrollit ne banese u gjet dhe sekuestrua me cilesine e proves materiale nje arme zjarri pistolete e markes Minimblov me te cilen dyshohet se jane kryer vjedhjet me dhune dhe me arme. Gjithashtu rezulton se ne kete grup ben pjese edhe shtetasi me iniciale J. Q 17 vjec banues ne Tirane i denuar me pare per vjedhje. Ky shtetas aktualisht ndodhet i arrestuar per vepren penale te vjedhjes e ndodhur me date 8.2.2011. Ndalimi i ketyre shtetasve u krye sepse nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se jane autore te vjedhjes me arme e realizuar ne bashkepunim te baneses se shtetasit Ismail Nanushi vjedhje kjo e ndodhur me date 31.12.2010 ne rrugen Shyqyri Ishmi ne Tirane. Gjithashtu nga hetimet e zhvilluara eshte arritur qe te zbulohet dhe te dokumentohet edhe vjedhja me dhune e me arme baneses se shtetasit Zhaklin Mece ndodhur me date 4.2.2011 ne rrugen Qesarake Tirane. Nderkohe nga kontrollet e banesave te ketyre shtetasve jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale sendet e vjedhura si arme zjarri pistolete e markes Miniblov ora dore te markes Roleks si dhe disa bizhuteri floriri kamere dixhitale e markes Panasonik ora te ndryshme dore si dhe disa aparate celulare. Sipas burimeve policore aktualisht po vazhdon puna per zbulimin dhe dokumentimin e vjedhjeve te tjera kriminale te cilat dyshohen se jane kryer nga ky grup kriminal. Jane kryer te gjitha veprimet e para procedurale dhe hetimore nderkohe qe materialet i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per ndjekje te metejshme per veprat penale te Vjedhjes me arme dhe Vjedhjes me dhune te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 140 139-25 i K. Penal dhe te Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe e municioneve parashikuar nga neni 278/2 te Kodit Penal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›