Operacioni "Deti i pastër", 120 ushtarë pastrojnë plazhin
Pas ndotjes masive në zonën e Plazhit të Vjetër, ku u hodhën qëllimshëm rreth 60 tonë mbetje mazuti, ushtria ka ndihmuar në pastrimin e zonës. Prej ditës së djeshme, rreth 120 ushtarë janë angazhuar në pastrimin e kësaj zone dhe aksioni do të vijojë në pastrimin e 250 m vijë bregdetare dhe një pjese të rërës, që janë ndotur nga mbetjet e mazutit. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, në repartin e Bunavisë, Vilson Bufazi, tha për mediat se operacioni i pastrimit të plazhit është ndërmarrë nga ana e ushtrisë, jo vetëm si detyrim qytetar, por edhe si detyrim kushtetues që ushtria ka në raste të emergjencave civile.
Ai deklaroi se janë mbi 100 ushtarë që janë thirrur në këtë operacion, dhe pastrimi i zonës do të finalizohet brenda pak ditëve, për ta bërë ata sërish të gatshme për pushuesit.
"Po hiqen të gjithë leshterikët dhe ndotjet e shkaktuara përgjatë vijës bregdetare, të cilat po sistemohen në thasë plastikë. Po pastrohet edhe pjesa e bregdetit, ku ende ka mbetje të mazutit, dhe të gjithë këto mbetje e papastërti janë grumbulluar në makinat e ushtrisë dhe do të hidhen në vendin e përcaktuar për hedhjen e mbeturinave dhe mbetjeve në Vlorë, që është në afërsi të Jallisë në Nartë", ka thënë Bufazi.
Aktualisht është pastruar një pjesë e mirë e zonës, ndërsa ende deti ka bërë punën e vet në vetëpastrim. Brenda pak ditësh zona e Plazhit të Vjetër nuk do të ketë asnjë gjurmë nga masakra e 3 qershorit. Ndërsa ushtria është angazhuar në pastrimin tërësor të zonës së ndotur, 3 përgjegjësit që shkaktuan ndotjen janë pas hekurave, ku presin të përballen me togat e zeza për veprën penale të ndotjes së ujërave dhe hapësirave detare.