Pastrimi i gjakut, në korrik vjen aparatura e parë në QSUT
Një pajisje e veçantë, tashmë bën pjesë në setin e aparaturave të shëndetësisë shqiptare. Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka bërë blerjen e aparaturës dy muaj më parë, ndërsa ka përfunduar edhe blerja e kiteve për vendosjen në funksionim. I vetmi detaj i munguar për të vendosur pajisjen në punë është lëngu kimik, lëndë e cila do të blihet me prokurim të drejtpërdrejtë brenda këtij muaji, duke bërë kështu që pajisja të nisë funksionin në muajin korrik. Spectra Optia Therapeutic Apheresis Spektra, është aparatura e vendosur pranë Bankës së Gjakut në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Kjo pajisje bën të mundur pastrimin e gjakut, duke ndarë veçantë komponentët e panevojshëm. Kjo është një teknologji mjekësore e cila kalon gjakun e donatorit apo pacientit nëpër filtra.
Pajisja tashmë qëndron prej disa muajsh në Bankën e Gjakut në QSUT dhe janë disa nga arsyet që nuk e kanë vendosur atë në punë. mungesa e reagentëve tashmë është zgjidhur.
Një fond i veçantë prej 200 milionë lekësh është vendosur në dispozicion për blerjen e lëndës së nevojshme për vënien në punë të pajisjes. Ndërkohë që vetë aparatura ka kushtuar mbi 500 mijë euro.
Pastrimi i gjakut
Gjaku ka nevojë të pastrohet në raste helmimesh, në raste virusesh, kur jepet apo kur merret gjak është e rëndësishme ndarja e disa komponentëve të gjakut. Me anë të pajisjes së re që pritet të vendoset në punë për më pak se një muaj dhuruesit e gjakut, apo pacientët do të heqin një shqetësim të madh duke pasur mundësi të pastrojnë gjakun e ta kalojnë në filtër, duke i siguruar pacientit më shumë siguri.
Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar se është vendosur që në Vlorë të krijohet një qendër për transfuzionin e gjakut. Kjo bankë e re gjaku do të presë pacientë nga qytetet me numrin më të madh të të sëmurëve me talasemi si: Lushnja, Vlora, Fieri, Saranda. Ndërkohë që është vendosur që anëtarët e më shumë se 500 familjeve të kryejnë analiza për të parandaluar lindjen e një fëmijëve të sëmurë me talasemi. Nëpërmjet një projekti të ri që do të nisë brenda një kohe të shkurtër, prindërit mbartës së këtij gjeni të fshehtë, t‘i kryejnë falas analizat në rast shtatzënie.
Talasemikët
Problemi i fëmijëve me talasemi nuk është thjesht mungesa e gjakut, por dhe marrja e një gjaku të pastër.
Për shkak të gjakut janë infektuar 26 fëmijë me hepatit C dhe HIV/AIDS. Të sëmurët me talasmi kërkojnë të sensibilizojnë popullatën për të dhuruar gjak dhe për t‘i ardhur në ndihmë jo vetëm këtyre pacientëve, por edhe vetes. Secili prej nesh mund të ketë nevojë për gjak në rast fatkeqësie, aksidentesh. Secili nga ne duhet të mendojë për të dhuruar gjak, sepse ndihmën e parë e kërkojnë në spital dhe në bankat shqiptare të gjakut. Shoqata e Talasemikëve kërkon sigurimin e fondeve për të blerë një aparaturë e cila identifikon 100 për qind nëse gjaku është i pastër apo i papastër. Ndërsa deri tani pajisjet tona laboratorike mund të japin deri 90 për qind siguri për gjak të pastër, aparatura e kërkuar ka dhënë të gjitha provat për të zgjidhur problemin e sigurisë së gjakut.