E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi i Bogdanit: “Një supervit me Kievon”



“Qëndroj te Kievo dhe pikë”. Erjon Bogdani ka ide të qarta. Shumë të qarta. Kontrata e sulmuesit shqiptare të Kievos do të skadojë sezonin e ardhshëm. Në qershor mund të hapeshin portat e një bote të re për të. Sot, megjithatë, “Princi i Epirit” (nofka e tij në Itali), nuk dëshiron të hedhë vështrimin askund. Është shumë i rëndësishëm ky sezon. Për të, për Kievos, por dhe për karrierën e tij. Duke parë se Bogdani është duke diskutuar në kampionat të nivelit të lartë, ai garanton një të ardhme me surpriza. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dha një intervistë për faqen e njohur italiane Calciomercato.com, pohoi: “Nuk ndihem aspak i vjetër. Kam shumë uri. Mendoj se mund të shprehem akoma në nivele të larta. Me Kievon, natyrisht”.

Bogdani, e kuptuat se përse sezonin e kaluar shpëtuat nga rënia?
Pasi vendosim këmbën mbi marshin e shpejtësisë në momentin e duhur. Në fillim të kampionatit nuk ia dolëm, më pas në fund treguam forcën e madhe të skuadrës sonë. Kievo shkoi shpejtë, shumë, shumë shpejt. Dhe në pak kohë ia dolëm të qëndrojmë në këtë gjurmë.

Do të arrini ta ripërsërisni?
I uroj vetes, që po. E kuptuam si arrihet. Ia dolëm t’i vendosnim në vështirësi skuadra të mëdha si Roma, Juve, Inter e Xhenoa. Skuadra qëndroi pothuajse e njëjta. Mendoj se mund të argëtohemi akoma.

Çfarë mendoni për të ardhmen tuaj?
Shpresoj në një vit prej protagonisti me fanellën verdheblu. Jam akoma në kohë.

Edhe pse ndonjëherë mjafton dhe pak. Vitin e kaluar, për shembull, goli juaj i vetëm kundër Lacios ndryshoi drejtimin e sezonit tuaj.
Pikërisht. Isha në buzë të gropës, nuk po gjeja dimensionin tim. Pastaj ndryshoi gjithçka. Megjithatë, një gol nuk mjafton. Duhet të bëja më shumë.

Porsa u mbyll pjesa e parë e fazës përgatitore. Si shkoi?
Mirë, por ka bërë shumë nxehtë. U punua gjithmonë në temperatura shumë të ngritura. I thashë vetes: më mirë kështu, vuajtja fillon tani.

Radio-merkato, gjithsesi, çdo herë ju përmend...
Më jep kënaqësi, dua të them se në qarkullim është gjithmonë dikush që të vlerëson. Por, unë kam ide shumë të qarta: përpara me Kievon, vetëm me Kievon. Edhe në momentet më të vështira kam shpresuar gjithmonë për të thënë fjalën time ...dhe ia dola.

Sezoni i ri?
Nisje e fortë. Por, ne kundër të mëdhenjve frymëzohemi më shumë. Juventusi do të na vendosë në adrenalinën e duhur. Më mirë ta fillojmë me të sesa kundër të tjerëve. Kampionët në javën e parë të kampionatit të stimulojnë.

5 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›