Tiranë, makina aksidenton rëndë një 6-vjeçare
09/09/2009 Mjekët e Spitalit Ushtarak. Minorenia ka marrë fraktura të shumta
Policia Rrugore arreston drejtuesin e mjetit Dorian Nezifi
TIRANE- Një vajzë 6-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi dje në Tiranë, kur vogëlushja me iniciale J.S, po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës por u godit nga një makinë. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë hetuesit e aksidenteve për të zbardhur rrethanat, ndërsa vajza u transportua në Spitalin Ushtarak nga ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime nga policia thanë se lidhur me këtë çështje kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës shtetasin Dorian Nezifi, i cili është drejtuesi i mjetit tip “Benz” me targe TR 0155 J që goditi 6-vjeçaren. Përpara hetuesve Nazifi ka deklaruar se shkak i këtij aksidenti kishte qenë vetë minorenia që i kishte dalë përpara dhe jo shpejtësia e automjetit që drejtonte ai. Mirëpo deklaratave të tij nuk i kanë besuar shumë ekspertët e policisë, të cilët në vendin ku ndodhi aksidenti kanë mundur të mbledhin dëshmi që tregojnë se Dorian Nazifi ishte duke lëvizur më shpejtësi të madhe. Aktualisht i sipërcituari është izoluar në qelitë e paraburgimit, ku mësohet se do të qëndrojë deri në sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin tragjik. Ndërkohë që mjekët e Spitalit Ushtarak po e mbajnë nën vëzhgim mjekësor minorenen, pasi si pasojë e disa frakturave të marra në pjesë të ndryshme të trupit, shëndeti i saj është tepër i rënduar. Lidhur me këtë çështje materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Shkeljes së elementëve të qarkullimit rrugor”.