E Diel, 1 Nëntor 2026

Avgani me uniform ushtarake vret tre ushtarë amerikan

Ky është sulmi i tretë i ngjashëm që ndërmerret këtë javë kundër trupave të sigurisë së NATO-s në Avganistan.

Sulmi kundër trupave amerikane ndodhi në provincën jugore Sangin, ku sherifi i kësaj zone ka thënë se 3 ushtarë të huaj të forcave speciale janë vrarë nga një polic avgan pasi ai i kishte ftuar ata për darkë, të paktën kështu raporton “Reuters”.

Kjo është një tendencë shqetësuese për NATO-n, e cila po trajnon forcat afgane me objektivin për garantimin e sigurisë në vend deri në fund të vitit 2014, kohë e tërheqjes së parashikuar të forcave ndërkombëtare.

Përveç amerikanëve, në këtë provincë të rrezikshme shërbejnë për NATO-n edhe ushtarë nga vendet e tjera, duke përfshirë këtu edhe Britaninë e Madhe.

Të martën, një ushtar amerikan u vra në lindje kur dy burra me uniformë të ushtrisë afgane hapën zjarr, dhe të enjten një ushtar afgan u vra pasi ngriti armën e tij kundër trupave të NATO-s./Start/E.G/

                                                                                             2012-08-10 13:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›