E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga vërshimet 60 të vdekur në Filipine

Nga vërshimet në Manila, e cila pjesërisht është nën ujë, si edhe pjesë të provincës përreth, kanë humbur jetën 60 persona, ndërsa 7 rezultojnë të zhdukur, kanë thënë sot pushtetarët filipinas.

Sipas të dhënave të Këshillit Nacional për Ulje të Rrezikut nga Katastrofat, numri i viktimave është tre herë më i madh se ai i deklaruar dje, raporton AFP.

Në Manila, në fillim të kësaj jave për 48 orë ka rënë aq shi sa në kushte normale bie për një muaj, kështu që 80% e shtëpive janë nën ujë.

Numri i njerëzve të cilët zyrtarisht janë prekur nga vërshimet ka arritur në 2,44 milion, që është më shumë se sa numri i djeshëm 2,1 milion, ka thënë nga Këshilli Nacional i këtij vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›