Operacioni Kabllori ne Berat

Policia e qarkut Berat ka finalizuar me sukses operacionin “Kabllori “ndërsa kanë përfunduar në pranga 4 persona për vjedhje. Të arrestuarit janë Dritan Mice 42-vjeç banues në Berat i dënuar më parë për vjedhje, Julian Mile 37 vjeç , Rigert Braho 19 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë autorë të disa vjedhjeve të kryera në qarkun e Beratit, me konkretisht kanë kryer vjedhje në spitalin rajonal të Beratit, në lagjen “Barrikadë”, në Urën Vajgurore dhe në fshatin Banaj. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur rrjetin elektrik, kabujt e ndriçimit në lagjen “Barrikadë” si dhe linjat e telekomit në disa vende të tjera ku më pas i shkrinin dhe i shisnim për skrap. Gjatë operacionit janë sekuestruar një makinë ti “Benz” me targa BR 2985 B si dhe sasi kabujsh elektrik .