E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi i SHKB dhe Task Forces se Prokurorise

Falsifikimi e sigurimeve të makinave ka çuar në pranga një polic rrugor në Durrës dhe një shtetas, që bashkëpunonin më njëri-tjetrin. Ndërkohë që janë në hetim dhe 10 persona të tjerë. Kështu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me Task Forcë e Prokurorisë ndërmorën një aksion të tillë, i cili rezultoi me arrestimin e policit, Ahmet Daci dhe shtetasit Kreshnik Daci.
Por hetimet për falsifikimet e sigurimeve të makinave nga ana e SHKB-së dhe e Task Forcës, vijojnë. Bëhet e ditur se rrjeti i bashkëpunëtorëve është i gjerë, ku pjesa më e madhe janë pikërisht përfaqësues të uniformave blu. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë në Durrës, por ndërkohë që priten të tjera arrestime, pasi siç mësohet janë dhe 10 persona të tjerë në hetim, ku mes të hetuarve përfshihen dhe oficerë të tjerë policie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›